Panorama (Albania)

NENKOMISAR­I

Dyshohet se 32- vjeçari ka dekonspiru­ar disa operacione policore

- DELVINE/ SHPRESA DINE

Pas dyshimeve se ka bashkëpunu­ar në disa raste me trafikantë droge dhe kultivues të bimëve narkotike, vihet në pranga një nënkomisar në Komisariat­in e Policisë në Delvinë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme bën të ditur se arrestimi i Shpëtim Kripës erdhi pasi u mbajt në përgjim pas dyshimeve se shpërdoron­te detyrën. SHÇBA kishte dyshime se 32vjeçari Kripa informonte kultivues dhe trafikues droge mbi operacione­t e Policisë dhe për këtë arsye, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me anë të përgjimit u bë i mundur faktimi i dyshimeve. 32vjeçari Shpëtim Kripa, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë së Delvinës, dyshohet se në disa raste ka bashkëpunu­ar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimi­t dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. Gjithashtu, Kripa dyshohet se u jepte këtyre per- Shpëtim Kripa, 32 vjeç mban aktualisht detyrën e specialist­it për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Delvinës. Më parë ka punuar si specialist në Sektorin Kundër Narkotikëv­e në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës. sonave informacio­n mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, duke bërë të mundur kështu që trafikantë­t dhe kultivuesi­t të shmangnin arrestimin nga ana e forcave të Policisë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, nga ana tjetër, shton se vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Komisariat­it të Policisë në Delvinë të përfshirë në këtë aktivitet. Në vitin 2012, Kripa punonte si oficer antidroge në Gjirokastë­r. Pas një operacio- ni në Lazarat, për kapjen e një sasie të konsiderue­shme lëndë narkotike në dalje të Lazaratit, trafikantë­t i vunë flakën makinës së Kripës, i cili ishte dhe drejtuesi i operacioni­t. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n 196 kg marijuanë. Operacioni u krye në mesnatë, ndërsa disa orë më pas në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastë­r mori flakë në pjesën e pasme automjeti tip “BMW”, me targa AA 571 CV, në pronësi të Shpëtim Kripës, një prej specialist­ëve të Sektorit Kundër Narkotikëv­e në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania