Panorama (Albania)

Sekuestroh­en 4 automjete luksoze, u trafikuan nga BE

-

ELBASAN – Policia e qytetit të Elbasanit ka zhvilluar një operacion të gjerë për bllokimin e automjetev­e motorike të trafikuara në Shqipëri nga vendet e BE- së. Në kuadër të operacioni­t “Summer 2017 Elbasani” u verifikuan 380 automjete motorike, si dhe u kontrollua­n 520 shtetas. Nga këto, 28 persona u shoqëruan në komisariat, ndërsa katër automjete luksoze u sekuestrua­n pasi dyshohet se janë të trafikuara, si dhe nisi procedim penal për zotëruesit e tyre. Policia ka dyshime se këto automjete janë trafikuar nga vendet e BE- së, pasi kanë të falsifikua­r numrin e shasisë. Automjetet e sekuestrua­ra janë një “Mini Cooper”, dy “BMW” dhe një “Audi”. Ndaj katër zotëruesve të këtyre automjetev­e, ka nisur procedim penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike” dhe “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëv­e”. Gjithashtu, në kuadër të zbatimit të plan– operacioni­t “Summer 2017 Elbasani” janë arrestuar 2 shtetas për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjatë operacioni­t, ku u kontrollua­n 380 automjete motorike, gjithashtu u vendosën 150 masa administra­tive nga sektori i qarkullimi­t rrugor. Drejtues të Policisë së qytetit të Elbasanit bëjnë të ditur se edhe në ditët e ardhshme do të vijojë zbatimi i plan– operacioni­t “SUMMER 2017 Elbasani”, me qëllim evidentimi­n dhe goditjen e rasteve të trafikimit të automjetev­e luksoze nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian drejt vendit tonë. Shqipëria është një nga destinacio­net kryesore të automjetev­e të vjedhura në BE, të cilat më pas, përmes falsifikim­it të numrit të shasisë, pajisen me dokumentac­ion të rregullt për qarkullim. m. s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania