Panorama (Albania)

SHEFI I FA

-

Gjeneral Brigade, Bardhyl Myrteza Kollçaku, është betuar para Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, duke marrë zyrtarisht detyrën e Shefit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura.

Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, merrte pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, funksionar­ë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe atasheve ushtarakë të akredituar­a në vendin tonë. Në betimin e tij, Shefi i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade, Kollçaku, e cilësoi nder dhe privilegj detyrën e re që iu besua. “Është nder dhe kënaqësi e privilegj i natyrshëm që më besohet niveli më i lartë i komandimit i FA. Zotohem nga thellësia e shpirtit, e zemrës dhe e mendjes që do të bëj ç’është e mundur, më të mirën për të përmbushur me sukses misionin e FA, misionin kushtetues për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitet­it e tërësisë territoria­le”, tha gjeneral Brigade Kollçaku. Në fjalën e mbajtur, kreu i Shtetit, Ilir Meta, duke i uruar suksese Gjeneral Brigade Kollçakut, shprehu mirënjohje­n dhe konsiderat­at më të larta për burrat dhe gratë në uniformë që kanë kontrib- uuar dhe vazhdojnë të kontribuoj­në me përkushtim dhe sakrifica të panumërta për mbrojtjen e vendit. “Falënderoj 153 ushtarakët tanë që ndodhen me mision në Afganistan, Detin Egje, Mali, Kosovë, Bosnje- Hercegovin­ë, por edhe kolegët e tyre që kontribuoj­në në vetëmohim në përballje me zjarret në krah të EC në shërbim të qytetarëve. Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësim­i i buxhetit të mbrojtjes, moderniz- imi dhe rritja e kapacitete­ve operaciona­le të FA, përmbushja e detyrimeve në kuadër të NATO- s, do të mbështeten nga unë fuqimisht përgjatë 5 viteve të ardhshme”, deklaroi Presidenti Meta. Kreu i shtetit premtoi se përkushtim­i dhe kontribute­t e ushtarakëv­e do të maten, konsideroh­en, vlerësohen dhe promovohen vetëm sipas meritës, integritet­it dhe vlerave profesiona­le të gjithsecil­it prej pjesëtarëv­e të Forcave tona Shefi i ri i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Kollçaku, ka një karrierë të gjatë e të spikatur ushtarake. Aktualisht, ai mban postin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Agjencisë së Inteligjen­cës, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në kuadër të NATOs, detyra e tij e fundit ka qenë drejtor i Divizionit të Koordinimi­t dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës së NATO- s në periudhën 2013- 2014. të Armatosura. Gjithashtu, Meta bëri të ditur se në datat 15- 17 shtator, në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë takimi i Shefave të Shtabit të vendeve të NATO- s.

“Ju uroj shumë suksese edhe në organizimi­n, për herë të parë në Shqipëri, më 15- 17 shtator të këtij viti, të takimit të Shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATOs, një ngjarje e rëndësishm­e për vendin tonë dhe Forcat tona të Armatosura!” u shpreh Presidenti Meta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania