Panorama (Albania)

Shitja e librave, radhë të gjata e tekste pa pullë

Prindërit: "Shpresojmë t'i marrim deri në fillimin e shkollës"

-

Orë të tëra në radhë për të blerë setin e librave, i cili gjithsesi nuk shitet i plotë. Mungesa e disa titujve që ende nuk janë pajisur me pullë do t'i detyrojë prindërit t'i drejtohen ditë më vonë pikave të autorizuar­a të shitjes për të kompletuar të vegjlit e tyre deri në ditën e parë të shkollës.

Me qëllim shmangien e radhëve të gjata, specialist­ët e Ministrisë së Arsimit kanë apeluar vazhdimish­t prindërit të mos e lënë blerjen e tyre për ditët e fundit. Por si duket, kjo nuk vlen. Në ditën e tretë të ndarjes së teksteve, disa prej tyre i janë kthyer normalitet­it, ndërkohë që në të tjera, situata paraqitet problemati­ke. "Kam mbi tre orë këtu në radhë për të blerë tekstet për dy fëmijët e mi dhe me ç'po më thonë, nuk janë të gjitha. Do ishte më mirë që ato të ndaheshin në shkolla", thotë një prind i shqetësuar në pikën e shitjes, pranë shkollës "Vasil Shanto".

LIBRAT MANGËT Janë një ose dy tituj librash nga klasa e pestë në të nëntën që ende nuk janë pajisur me pullën përkatëse, detyrim ky i përcaktuar edhe në urdhrin për përzgjedhj­en, shpërndarj­en dhe shitjen e teksteve për vitin shkollor 2017- 2018. "Shitja e teksteve shkollore të bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera nga subjekte të licencuara. Me kërkesën e distributo­rëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara t'u vënë në dispozicio­n falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore për periudhën 25 gusht- 10 shtator 2017. Tekstet shkollore që shiten duhet të kenë detyrimish­t pullën me hologramën e MAS". Librat që mungojnë janë kryesisht ata të gjuhës së huaj, anglisht, frëngjisht apo gjermanish­t, si dhe tekstet me pak orë pune si ai i aftësimit teknologji­k. Ndonëse do të dëshironin t'i merrnin të gjitha tekstet, prindërit thonë se situata është më e mirë në raport me një vit më parë. "I morëm thuajse të gjitha librat, përveç gjermanish­tes. Vjet ka qenë më kaos, por gjithsesi shpresojmë t'i marrim përpara se të nisë shkolla." Sigurimi i teksteve nuk është shqetësimi kryesor. Gjithnjë e më shumë, prindërit ankohen për koston e lartë të tyre. Sipas një përllogari­tje mesatare të librave nga klasa e parë në të nëntën, një prindi i duhet të shpenzojë minimalish­t 2000- 4500 lekë për të gjitha librat shkollorë. Nëse i shtohen shpenzimet e tjera të nevojshme si fletore pune, vizatimi apo mjete didaktike, kostoja bëhet edhe më e lartë, veçanërish­t për familjet që jetojnë me të ardhura minimale. Për këta të fundit e të tjera kategori në nevojë ( të listuara në tabelën përbri) ka një skemë rimbursimi, nga e cila përfitojnë vetëm pasi t'i kenë blerë tekstet. Ndërkohë u rikujtojmë se duhet të ruajnë faturën për ta dorëzuar në shkollë, pasi në të kundërt, nuk përfitojnë.

 ??  ?? Në pikën e shitjes pranë “Vasil Shantos”
Në pikën e shitjes pranë “Vasil Shantos”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania