Panorama (Albania)

Kërkoi takim me Bashën, Boçi: Nikolla arrogancë e injorancë

-

Kreu i Departamen­tit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi i ka cilësuar të papërgjegj­shme reagimet e ministres së konfirmuar të Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me shqetësime­t e ngritura nga opozita për keqmenaxhi­min e shpërndarj­es së teksteve shkollore. Në një reagim për mediat, deputeti demokrat ka kujtuar, se ndryshe nga pretendime­t e Nikollës, procedurat e hartimit dhe shpërndarj­es së teksteve shkollore janë hartuar nga vetë ministrja në kohën kur ishte në detyrë. "Përgjigjja e Ministres së Arsimit, Nikolla, për këtë shqetësim ishte jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjës­inë e detyrës që ushtron. Të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarj­es dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore, edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, janë kryer nga ministrja Nikolla. Për shkak të indiferenc­ës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelis­t shpërndarj­eje me pak pika, çmime të rritura dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët", u shpreh Boçi. Duke i qëndruar idesë së kreut të opozitës, Lulzim Basha, deputeti i PD- së ka kërkuar nga ministrja që tekstet për klasat fillore të jenë falas. Boçi i ka kërkuar Nikollës të lërë kolltukun e saj dhe të shkojë të takojë dhe bisedojë me prindërit që janë në radhë duke pritur të sigurojnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre. "Qëndrimi ynë për këtë çështje është i thjeshtë: prioriteti i qeverisë duhet të jetë mbështetja e arsimit fillor, duke ofruar falas tekstet shkollore. Qëndrimi i ministres dhe shefit të saj ka qenë po ashtu i qartë: prioriteti ka qenë rindërtimi i fasadës së ministrisë dhe blerja e kolltukëve luksozë për zyra, për të cilat kanë harxhuar miliona euro. Nëse, siç shprehet, ministrja është e gatshme të përmirësoh­et, le ta fillojë reflektimi­n duke lënë kolltukun e zyrës për të takuar prindërit. I gjen ata në radhët e gjata, në mes të vapës, duke harxhuar kursimet e mbledhura me mund për diçka që duhet të ishte falas", thekson Boçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania