Panorama (Albania)

Sherri për drogën, si u rrëmbye Lamaj me “BMW” në mes të Sarandës

Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi dënimin me 39 vjet në total për të pandehurit Ardian Ogiçi dhe Vitor Islami

- ARMAND BAJRAMI

Mbrëmjen e 17 qershorit 2015, Ridvan Lamaj po pinte një kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMW X5”.

Nga ky moment, familja e 37- vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të. Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshua­r vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami. I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet. I pandehuri i arrestuar, por edhe tjetri në mungesë, përmes avokatit, pretenduan pafajësi gjatë gjykimit në të dyja shkallët. Gazeta “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë gjyqësore, ku zbardhet e gjithë historia e rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Lamajt.

HISTORIA SIPAS DOSJES SE GJYKATES Rezulton e provuar që, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj, kanë pasur njohje të mëparshme dhe marrëdhëni­e shoqërore, ndërmjet tyre. Sipas gjykatës, të pandehurit Ogiçi e Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj dhe shtetasi A. K. janë përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë. Ky trafik bëhej duke e transportu­ar lëndën narkotike, me këmbë, jashtë pikave të kalimit kufitar, ku, i pandehuri Adrian Ogiçi, ishte në rolin e financuesi­t dhe siguruesit të lëndës narkotike. Ndërsa i pandehuri Vitor Islami, së bashku me shtetasit Ridvan Lamaj dhe A. K. bënin transporti­min e saj, në këmbë, të ngarkuar vetë, jashtë pikave të kalimit kufitar, në territorin grek. Disa ditë para datës 17 qershor 2015, datë nga ku nuk ekzistojnë më lajme për ekzistencë­n e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, rezulton që ai bashkë me të pandehurin Islami dhe A. K., me porosi të Ogiçit, kanë transportu­ar një sasi droge përtej kufirit. Gjatë rrugës, pasi kishin hyrë në territorin grek, i dëmtuari Ridvan Lamaj nuk e ka vazhduar rrugën për në destinacio­n, por është kthyer pas, në Shqipëri.

RENIA NE PRITE Pas kthimit pas të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. kanë vijuar rrugën për dërgimin e lëndës narkotike në destinacio­n. Gjatë rrugës, natën, rreth orës 21: 00- 21: 30, u kanë dalë para dy persona, me maska, të cilët kanë tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike. Ata nuk kanë pasur rezultat dhe pas këtij sulmi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. janë kthyer pas, së bashku me lëndën narkotike, të cilën ia kanë dorëzuar, në Konispol, të pandehurit Adrian Ogiçi, i cili ka qenë me makinë e tij tip “BMW”, me targa 515 IY. Lënda narkotike nuk është arritur që të kapet dhe të sekuestroh­et nga autoritete­t shqiptare.

DYSHIMI Pas takimit me të pandehurin Adrian Ogiçi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. i kanë treguar atij që, i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte kthyer në mes të rrugës, si dhe për faktin që, pas largimit të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, të pandehurit Vitor Islami dhe shtetasit A. K. u kishin dalë para dy persona, me maska, të cilët kishin tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike, por që nuk kishin arritur ta bënin një gjë të tillë. Për këtë ngjarje të ndodhur në territorin grek, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami kanë akuzuar të dëmtuarin Ridvan Lamaj, i cili, sipas të pandehurve, kishte porositur persona të maskuar që t’u grabisnin lëndën narkotike. Në lidhje me këtë fakt, ata edhe kanë debatuar me njëri- tjetrin, ku i dëmtuari ka mohuar që t’u ketë dërguar persona të maskuar për t’u grabitur lëndën narkotike.

NE KERKIM TE LAMAJT Më datë 17.6.2015, rreth orës 17: 30, i pandehuri Adrian Ogiçi dhe shtetasi A. K. kanë shkuar në banesën e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, me qëllim për ta takuar dhe atje kanë gjetur bashkëshor­ten e të dëmtuarit, shtetasen M. Lamaj, dhe e kanë pyetur se ku ndodhej i dëmtuari. Ajo u ka thënë se i shoqi kishte dalë në Sarandë për kafe dhe me kërkesën e të pandehurit, ajo ka folur me të dëmtuarin, me telefonin e kunatës së saj. Më të ka folur edhe vetë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe më pas ata janë larguar.

RREMBIMI Pas komunikimi­t me anë të telefonit, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMW” X5, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të parë të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami. Pasi kanë hyrë në makinë të tre këta persona, janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar personat që u kanë dalë natën, në territorin grek, për t’u grabitur lëndën narkotike, në shenjë hakmarrjej­e për këtë veprim të kryer nga i dëmtuari, kanë planifikua­r dhe më pas organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij. Në momentin që, i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i cili, ka shkuar në mjet, duke menduar që të dy të pandehurit e kishin thirrur për të diskutuar për problemet që ata kishin ndërmjet tyre dhe, nuk ka qenë në dijeni të planit të organizuar nga të pandehurit për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe mjeti ka marrë kthesën për të lëvizur dhe për t’u larguar nga qyteti i Sarandës, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, menjëherë, kanë bllokuar lëvizjet e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, duke i hequr atij lirinë, me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij, si dhe duke i marrë edhe telefonat celularë që mbante me vete, fakt ky që ka rezultuar i provuar nga të bërtiturat dhe sharjet që, persona të rastësishë­m, kanë dëgjuar në këto momente.

 ??  ?? I pandehuri Vitor Islami në Gjykatë
I pandehuri Vitor Islami në Gjykatë
 ??  ?? I rrëmbyeri Ridvan Lamaj
I rrëmbyeri Ridvan Lamaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania