Panorama (Albania)

Zbardhen përgjimet, ç’tha Islami pas ngjarjes

“Me tjerët e di se s’myllet, po me shtetin ata e myllin”

-

Në provat e administru­ara nga gjykata gjenden edhe disa përgjime bisedash telefonike të zhvilluara mes të pandehurit Vitor Islami dhe familjarëv­e të tij, ku flitet për zhdukjen e Ridvan Lamajt.

Ismali: Oo, ee jam shqetsu iher i qysh tek, e mora vesh a oshte te Pjerini, ee le t’ jenne i lidhun dikun moj bije. Familjari: Po pse ashtë aty, aa? Islami: Oshte te Pjerini moj ti, s’ke nevoje me i thonë kujt. Familjari: Jo ishalla, me dite, pa a thu po e gjen kush aty?

Islami: Tash bofte ... zotit n’qiell koftë, ai njeri si qeem aty at’dite m’tha, me tana mundiste tha, ne do ta mbyllim kte kapitull ee... Familjari: Per zotin ... s’kane si e mbyllin sen. Islami: Me shtetin njihere e myllin ti B..., me tjeret e di se s’mbyllet, po me shtetin ata e myllin, deshin me e myll bile, bile policia mos ta njekun. Familjari: Po nja ajo ka randsi ... po funi funit ... Islami: Po ai tha, ai tha shpejt nuk mbyllet ket pune ... Familjari: E he. Islami: Se do ta m’sheli ket pune, 100 % tha so ta m’shelim ket pune, se nuk oshte naji bazament tha, si e ka pa kush.

Familjari: O no si se kanë pa? Islami: Q’ështu m’tha ej ti, por.

... Islami: Na tha do ta myllin tha, na falm na fal ... po per ça me t’fal unë, se ti s’më ke ti borxh, kush u ka borxh, ju thash e dini kush m’ka borxh, thash ju s’mkini borxh, do ta m’shelin ket punë, do ta m’shelim. Familjari: ... a thu po na, a thu po a ni kush ça t’flasim Islami: Jo, jo yt’ at o gjumë iherë, nuk o... Familjari: Ej, ai është vetëm aty ee? ... Islami: Ishte tan, n’fillim kishte tha ai personi, s’di si ja tha emrin me AU, ky e kishte me VI, n’filan datë tha, e n’filan orë, ora 18 e 30 e darkës tha. A ha, n’mpromje Familjari: E thirren n’filan ven. Islami: AA..! Familjari: Bame debat n’lokal t’filanit. Islami: Kanë bo debat bashkë? Familjari: Po, ja futem tha thikë, ju iku tha, e n’jekem përmes qytetit tu e pa tane. Islami: Aa, pa pa! Familjari: Tu e pa tanë tha Moza, e kishte ç’do gjë n’detaje, me ç’do sekond, e ç’do orë, e me ç’do kohë, e kapem tha e futem prap n’makinë, e hikem prap me ta

Islami: Aa, po poooooo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania