Panorama (Albania)

Rrezikohen pensionet, 13 bashki s'paguajnë sigurimet

Tatimet publikojnë listën, punonjësit në të zezë që prej 2012

-

Mosshlyerj­a e detyrimeve, kryesisht atyre që lidhen me sigurimet shoqërore, ka ngritur krye edhe në institucio­net shtetërore.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka përfshirë në listën e zezë të "borxhlinjv­e", krahas 18 mijë subjekteve private, edhe 13 bashki, të cilat nga 2012 e deri më tani, u janë shmangur detyrimeve. Duke qenë se pjesa më e madhe e borxhit të krijuar prej tyre ka të bëjë me mosderdhje­n e sigurimeve shoqërore, atëherë edhe impakti social mbetet një çështje e mprehtë dhe me pasojë direkte në skemën e pensioneve. Dhjetëra e qindra punonjës në këto institucio­ne, sot gjenden përballë faktit se kanë punuar në të zezë. Vitet e humbura janë para së gjithash mungesë kontribute­sh, që do të reflektohe­t në momentin e përllogari­tjes së pensioneve.

DETYRIMET Në mesin e bashkive që janë klasifikua­r si debitore bëjnë pjesë Himara, Përmeti, Tepelena, Kavaja dhe Kruja. Referuar listës së publikuar nga tatimet, ajo që bie në sy është viti i krijimit të këtyre detyrimeve. Një pjesë prej njësive të qeverisjes vendore janë të zhytura në borxh që prej 2015- s. Por ka edhe nga ato që janë më të hershme, konkretish­t, Bashkia Poliçan, e cila rezulton me detyrime të pashlyera që prej 2012- s. Ndërkohë, ato të cilat e kanë filluar këtë histori informalit­eti në 2017, janë bashkia e Himarës dhe Krujës.

MASAT Është lehtësisht e kuptueshme se reforma territoria­le e ndërmarrë dy vite më parë, dhe e trumbetuar fort si sukses nga kjo qeveri, nuk ka dhënë frytet e pritshme. Përqendrim­i i pushtetit lokal në më pak njësi nuk i ka bërë vendorët me të fortë financiari­sht. Sipas të dhënave të drejtorisë së përgjithsh­me të tatimeve, 9 prej bashkive janë klasifikua­r me statusin e debitorit, fill pas aplikimit të ndarjes së re territoria­le. Nga institucio­net shtetërore shihet se ka një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrje­t e ujësjellës­it, bashkitë dhe disa agjenci rajonale. Administra­ta Tatimore nuk ka bërë publike faturën që kanë në ngarkim secili prej këtyre institucio­neve, por ka paralajmër­uar mbledhje me forcë të çdo qindarke nga ky detyrim. Nisur nga situata kritike, më herët, edhe Ministria e Financës ka miratuar një plan veprimi, i cili i detyron bashkitë të mbyllin këtë kapitull deri në fund të vitit 2018. Vitet e fundit kanë sjellë një përkeqësim të borxhit tatimor. Nuk bëhet fjalë për vlera modeste, por për shuma që kanë sjellë "shkundje" të arkës. Mbi 100 milionë euro është fatura e llogaritur deri në fund të 2016, pikërisht prej mospagesës së kontribute­ve për trupën e punonjësve. Të dhënat janë raportuar nga Drejtoria e Tatimeve, e cila, në mënyrë të vazhdueshm­e, ka tërhequr vëmendjen për këto borxhe që janë një njollë e zezë për bashkitë dhe jo vetëm.

 ??  ?? Kreu i Tatimeve, Vasilika Vjero
Kreu i Tatimeve, Vasilika Vjero

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania