Panorama (Albania)

Miratohet plani rregullues për Himarën

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Kuç, Bollano: E paligjshme

-

Miratohet me 15 vota pro dhe një abstenim plani rregullues i qytetit të Himarës. Vendimi final erdhi në një mbledhje maratonë, të zhvilluar për dy ditë dhe mes përplasjev­e dhe mbrojtjes nga forcat e Policisë dhe FNSHsë. E parashikua­r për t'u zhvilluar më datë 25 gusht, mbledhja u shty pas protestës së disa banorëve të qytetit të Himarës, të mbështetur nga kreu i OMONIA- s, Fredi Beleri dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi, të cilët nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Himarë, duke ten- tuar edhe futjen brenda në sallë. Pikërisht për shkak të ngjarjes së ndodhur dhe konfliktit të krijuar, mbledhja nuk u zhvillua. Duke parë situatën e krijuar është zgjedhur fshati Kuç për të zhvilluar mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkisë Himarë, dhe një nga pikat e rendit të ditës kishte të bënte pikërisht me planin rregullues të qytetit të Himarës. Nuk ka nisur pa konflikte edhe mbledhja e ditës së martë, ku rreth 30- 40 persona, mes të cilëve edhe kreu i OMONIA- s, Fredi Beleri, kanë kërkuar dhe ten- tuar të hynin në mbledhje, por prezenca e forcave të FNSH- së, të thirrura pikërisht për të ruajtur rendin dhe qetësinë, ka bërë që pas disa tentativav­e, protestues­it të largoheshi­n. Me rifillimin e mbledhjes dhe diskutimev­e të rendit të ditës, situata ka qenë normale, ndërsa pika e rendit të ditës mbi miratimin e planit rregullues të Himarës ka krijuar sërish konflikte. Përfaqësue­sit e PBDNJ- së, përfshirë Vasil Bollanon, u larguan nga salla, duke e cilësuar të paligjshme mbledhjen e Këshillit të Bashkisë. "Mbledhja është e paligjshme", tha duke dalë nga salla Bollano. "Po diskutohet për Himarën dhe duhet të zhvillohet pikërisht në Himarë. Është një mbledhje e paligjshme, ndaj e bojkotojmë", shtoi ai. Por, kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, reagoi duke thënë se plani nuk përfshin vetëm shëtitoren e Himarës, por është plani rregullues që përfshin të gjithë qytetin. Në përfundim, plani u miratua me shumicë votash, ku përfaqësue­sit e PS- së dhe PD-së votuan pro. Plani rregullues i Himarës parashikon zgja- timin e shëtitores së qytetit deri në afërsi të portit, ndërsa nga zgjatimi i saj preken disa ndërtime në këtë zonë, të cilat do të shemben. Mes personave të prekur nga ky plan janë edhe vetë Beleri dhe Neranxi, të cilët zotërojnë prona në mesin e ndërtesave që parashikoh­en të shemben pas miratimit të planit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania