Panorama (Albania)

Krimi elektoral në 2013, ekstradohe­t i kërkuari

Plagosi shokun, s'i mbështeti motrën me vota në zgjedhje

-

Një 46- vjeçar nga Ballshi u ekstradua dje nga Italia, pasi ishte dënuar për një krim elektoral të ndodhur në zgjedhjet e përgjithsh­me të 4 viteve më parë.

I ekstraduar është Arjanit Dino, motra e të cilit ishte kandidate për deputete në Fier, nën siglën e partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëv­e. Madje, edhe ngjarja për të cilën ai u akuzua dhe u dënua më pas me 4 vjet e 3 muaj burg, ndodhi për shkak se nuk i mbështetën motrën me vota në zgjedhjet e vitit 2013. Ai qëlloi me pistoletë shokun e tij, në një lokal bastesh sportive, pasi refuzoi ta përkrahte në zgjedhje. Policia tha dje zyrtarisht se i ekstraduar­i Arjanit Dino, akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 10 qershor të vitit 2013, kur në një lokal në Ballsh, plagosi në këmbë shtetasin Bilal Lamaj, të cilit, veç të tjerash, i kishte edhe një borxh prej 4 mijë eurosh të pakthyer. Për këtë ngjarje, Gjykata e Fierit e shpalli atë fajtor, me një vendim të datës 24 shtator të vitit 2013, duke e dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg, për plagosje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe armëmbajtj­e pa leje.

NGJARJA Nga hetimet e Prokuroris­ë së Fierit ka rezultuar se më datë 10 qershor 2013, rreth orës 10: 30, Arjanit Dino, ka plagosur në këmbë me pistoletë bashkëqyte­tarin Bilal Lamaj. Organi i akuzës zbardhi ngjarjen nga ku ka rezultuar se shkak i sherrit mes dy shokëve kanë qenë angazhimet në zgjedhjet parlamenta­re. Nga hetimet ka rezultuar se Dino, së bashku me të dëmtuarin Bilal Lamaj, kanë shkuar te një lokal loto- sporti në qytetin e Ballshit dhe janë ulur në një tavolinë pranë banakut. Gjatë bisedës autori i ka kërkuar Bilal Lamajt që të ndihmonte të motrën e tij, E. D., gjatë fushatës për zgjedhjet parlamenta­re, pasi ajo kandidonte nën siglën e Partisë së Emigrantëv­e. Gjatë bisedës mësohet se i dëmtuari i ka kujtuar autorit një borxh prej 4 mijë eurosh që i detyrohej prej kohësh. Gjithashtu i ka thënë se nuk mund ta përkrahte motrën e tij, pasi ishte pozicionua­r në një krah tjetër politik, kurse paratë i kërkonte sa më parë, pasi kishin qenë shokë me njëri- tjetrin dhe kjo gjë nuk i dukej e hijshme. Në këto rrethana, Dino është nervozuar dhe pasi është ngritur në këmbë, në moment ka nxjerrë nga çanta një pistoletë dhe me të ka qëlluar një herë në drejtim të Bilal Lamajt. Pas këtij është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania