Panorama (Albania)

Vodhi 5 thika, dënohet me 6 muaj burg ushtaraku

-

TIRANE - Vjedhja dhe shitja e katër thikave i ka kushtuar një dënim me 6 muaj burg një ushtaraku në Tiranë. Ai është shpallur fajtor për akuzën e "vjedhjes së pronës ushtarake", ndonëse ka mbajtur qëndrim pohues dhe pendues në gjykim. Ky veprim është kryer prej të pandehurit me iniciale S. B., në një kohë kur ai ka kryer detyrën e ndihmësmag­azinierit në një prej reparteve ushtarake nr. 1020 në Tiranë. Ndonëse është shpallur i fajshëm, ai nuk do të shkojë në qeli, pasi në të njëjtin vendim gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimi­t të dënimit me burg. Përfundimi­sht ai është lënë në shërbim prove për një periudhë 1- vjeçare, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale. Referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, të shpallur pak javë më parë, i pandehuri S. B. ka qenë ushtarak aktiv me gradën ushtar i katërt dhe me detyrë shënues mortaje në një prej reparteve ushtarake në rrethinat e kryeqyteti­t. Procedimi penal ndaj tij ka nisur pas një kallëzimi të bërë për mungesën e disa thikave ushtarake, pjesë e inventarit të pajisjeve që ndodheshin në një nga magazinat e repartit. Gjatë hetimit ai ka pranuar se teksa kryente detyrën e ndihmësmag­azinierit, kishte përvetësua­r pesë thika nga të cilat kishte shitur katër prej tyre. Para hetuesve ai ka rrëfyer se një thikë e kishte mbajtur për vete, ndërsa katër të tjera i kishte shitur. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri S. B. ka pretenduar se nuk e mbante mend personin të cilit ia kishte shitur pajisjet ushtarake. Po referuar deklarimit të tij, një thikë e kishte shitur në shumën e 2500 lekëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania