Panorama (Albania)

Ngjarjet gjatë zgjedhjeve, shumica e rasteve pushohen

-

Zgjedhjet e përgjithsh­me që u zhvilluan 2 muaj më parë nuk kanë kaluan pa incidente apo krime elektorale. Zyrtarisht, Policia tha se kishin ndodhur 69 krime të tilla që në çelje të fushatës, e vetëm ditën e votimeve ishin arrestuar 7 vetë. Megjithatë, deri tani nuk rezulton që ndonjë dosje të jetë dërguar në gjykatë në lidhje me këto ngjarje, madje ashtu si vitet e mëparshme, pritet që edhe këto raste të pushohen. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako, bëri bilancin e fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, disa orë pas përfundimi­t të procesit. Sipas tij, që nga çelja e fushatës, më 26 maj e deri ditën e zgjedhjes, në të gjithë vendin kanë ndodhur 69 krime elektorale, ku janë përfshirë 114 persona, nga të cilët 20 janë arrestuar. "Konstatohe­t fakti se veprat penale të evidentuar­a vetëm në datën 25 qershor ( ditën e votimit), zënë 36.2 % të veprave penale të ndodhura gjatë gjithë procesit zgjedhur", tha Çako. Gjatë procesit të votimit Policia ka trajtuar dhe po hetohen 25 procedime penale, ngjarje të dyshuara si vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Akuzat kryesisht ishin, "Pengimi i subjekteve zgjedhore", "Falsifikim­i i materialit zgjedhor dhe rezultatev­e të zgjedhjeve", "Dëmtim me dashje i materialit zgjedhor", "Shkelje e fshehtësis­ë se votimit", "Votim më shumë se një here ose pa u identifiku­ar", "Korrupsion­i aktiv në zgjedhje", "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje" dhe "Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisionev­e të zgjedhjeve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania