Panorama (Albania)

“Më hodhën acid, por s’dua të fshihem”

Vilma Dule: Ishin të shumtë ata që mendonin se s'do ringrihesh­a

-

Ajo sot është 30 vjeçe. Vilma Dule katër vite më parë ishte viktimë e një sulmi të padëgjuar në vendin tonë. Vajza nga Vlora, e cila në atë kohë punonte si menaxhere e një kompanie private "call center", u sulmua me acid në fytyrë ndërsa dilte nga banesa për të shkuar në punë.

Si pasojë, Vilma mori plagë serioze dhe me pasoja. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, me rastin e 4vjetorit të sulmit ndaj saj, Vilma e cilëson pjesën e mbetur të jetës së saj një rilindje dhe për këtë arsye thotë se nuk do të dorëzohet kurrë. Ajo thotë se nuk ka më dëshirë të fshihet dhe për ta dëshmuar këtë, ka publikuar edhe fotot se si duket fytyra e saj pas sulmit me acid. Lidhur me ngjarjen e 29 gushtit të vitit 2013, edhe pse pati disa të ndaluar nga policia, autori nuk u zbulua asnjëherë. Nga hetimet u zbulua se sulmi mund të ishte si pasojë e konfliktev­e që Vilma kishte pasur në punë, pasi në vartësinë e saj ishin rreth 400 punonjës. Vetëm pak kohë para ngjarjes, Vilma kishte shkarkuar nga puna mbi 35 punonjës, ku pjesa më e madhe e tyre është larguar me protestë nga puna, pasi kanë pre- tenduar se vendimi i saj ka qenë i padrejtë. MESAZHI I 30- VJEÇARES

4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s'do t'ia dilja të ringrihesh­a pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë. Por, sa herë që isha gati të dorëzohesh­a, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta "shpërdoroj­a" duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundraz­i, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e fatit. Sot, pas 4 vitesh, jam një grua e vetëdijshm­e për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes. Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë. Sot, jam një grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipe­t e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që ësh- të në paqe me ndërgjegje­n e vet. Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj. Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë.

 ??  ?? Vilma Dule para dhe pas sulmit me acid
Vilma Dule para dhe pas sulmit me acid
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania