Panorama (Albania)

Dy bullgarët zbulojnë planin për grabitjen: Do t'i klononim

"Do merrnim të dhënat e kartave bankare nga bankomati"

- SARANDE/ Aleksandro­s Doan

Dy shtetasit bullgarë të arrestuar pak ditë më parë me akuzën se po tentonin të grabisnin një bankomat, kanë zbuluar para gjykatës planin që kërkonin të vinin në zbatim në vendin tonë.

Aleksandro­s Doan, 46 vjeç dhe Mihaill Karaxhanov, 29 vjeç, fillimisht mohuan se kishin si synim grabitjen e parave, duke nxjerrë si alibi se po ndihmonin një vajzë, së cilës i kishte mbetur karta e bankës në bankomat, ndërsa po tentonte të tërhiqte para nga llogaria e saj. Por, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, dy bullgarët kanë pranuar gjithçka duke shprehur pendesë. "Erdhëm nga Bullgaria në Shqipëri me planin për të grabitur para, ju lutem na falni", ishte apeli i tyre. Të përfaqësua­r nga avokati Gjergj Imeraj, ata u asistuan nga një përkthyes bullgar gjatë dëshmisë së tyre. Doan, i cili tha se punonte në profesion të lirë dhe Karaxhanov, i cili vazhdonte ende studimet, treguan para gjyqtarit Sokol Pine se cili ishte plani i tyre që synonin ta vinin në zbatim në Shqipëri. Sipas dy bullgarëve, qëllimi nuk ishte të çanin bankomatin, por të vidhnin të dhënat e qytetarëve që kanë përdorur më parë bankomatin në fjalë. Më pas ata do t'i përdornin këto të dhëna për të realizuar tërheqjen e parave nga llogaritë e tyre bankare përmes kartave të klonuara. Dy sh- tetasit bullgarë ishin nisur nga Bullgaria për aventurë, duke menduar se në Shqipëri mund të jetë e lehtë vjedhja e sistemeve kompjuteri­ke të bankomatëv­e, por në fakt bankomatët në Shqipëri rezultuan që ishin të siguruar me sistem vëzhgimi. Kjo pasi në momentin e parë që ten- tuan të bënin ndërhyrje në një bankomat në zonën pranë Portit Detar në Sarandë, në mënyrë që të vidhnin të dhënat e personave që kishin tërhequr para më parë, menjëherë u dha sinjali në zyrat qendrore të bankës së nivelit të dytë në Tiranë. Këta të fundit, vunë në dijeni po- licinë, e cila brenda pak minutave arrestoi në flagrancë dy shtetasit bullgarë, të cilëve iu gjetën dhe pajisjet me të cilat do të kryenin vjedhjen e informacio­nit. Në përfundim të seancës, prokurori Lorenc Mërkuri kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg" për dy të dys- huarit, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Sokol Pine. Dy shtetasit bullgarë u arrestuan në flagrancë nga Policia, teksa tentonin të vidhnin një bankomat pranë Portit Detar të Sarandës. Ngjarja është regjistrua­r mëngjesin e së dielës. Ka qenë ora 06: 10, kur një telefonatë në sallën oper- ative në Komisariat­in e Policisë në Sarandë ka njoftuar nga qendra e kontrollit të bankomatëv­e, se një i tillë po tentohej të vidhej në lagjen nr. 4, pranë Portit. Menjëherë, në vendngjarj­e është gjendur patrulla e Policisë, e cila ka kapur në flagrancë dy bullgarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania