Panorama (Albania)

Ishte kthyer në tmerrin e banorëve, kapet grabitësi serial

-

DURRES - Bëri kërdinë në banesat dhe dyqanet e Durrësit, kapet hajduti minoren. Një 16- vjeçar nga Shënavlash­i i Durrësit ishte kthyer në tmerr për banorët e qytetit bregdetar dhe të pronarëve të lokaleve, dyqaneve e kioskave. Vetëm në harkun e 100 ditëve, ai ka kryer të paktën 12 vjedhje të dokumentua­ra tashmë nga ana e policisë. Djaloshi me iniciale J. P., nga mesi i muajit maj deri më mesin e gushtit, duke shfrytëzua­r edhe sezonin veror, ka kryer 12 vjedhje në zona të ndryshme të qytetit bregdetar dhe rrethinave të tij, deri në momentin që u arrestua nga uniformat blu, të cilat kishin nisur një hetim disaditor dhe po e mbanin nën vëzhgim 16- vjeçarin, duke e kapur në flagrancë. "Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbulimin e një hajduti mi- VJEDHJE të dokumentua­ra ka kryer minoreni 16 vjeç J. P., në harkun kohor të 100 ditëve, duke grabitur banesa, lokale dhe kioska, në zona të ndryshme të qytetit bregdetar dhe rrethinave të qytetit të Durrësit. noren, i cili në pak muaj ka bërë kërdinë duke vjedhur banesa dhe dyqane në qytetin e Durrësit dhe Shijakut. Në kuadër të operacioni­t të koduar ' Minoreni - 2' u bë ndalimi i shtetasit J. P., 16 vjeç, banues në Shënavlash. Ai akuzohet se është autor i 12 vjedhjeve në vetëm 3 muaj", sqaroi Policia me anë të një njoftimi për shtyp, e cila shton se operacioni u krye pas një hetimi dymujor. "Pas një hetimi dymujor me prova shkencore, specialist­ët për krimet në Komisariat­in e Durrësit zbardhin dhe dokumentoj­në 12 vjedhjet e kryera nga ana e 16- vjeçarit", vijon më tej njoftimi i Policisë. l. m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania