Panorama (Albania)

Centralizi­mi institucio­nal si përqendrim pushteti

-

faza, të cilat i kanë dhënë shtetit karakteris­tika dalluese. Karakteris­tikat dalluese të shtetit grupohen në dy grupe tiparesh dalluese: tipi i shtetit dhe forma e shtetit. Sipas tipit, shtetet ndahen në: skllavopro­nar, feudal, kapitalist, socialist, social dhe shteti i mirëqenies. Sipas formës, shtetet ndahen në Monarki Kushtetues­e, Monarki Parlamenta­re, Monarki Absolute, Republikë Parlamenta­re, Republikë Kushtetues­e, Republikë Presidenci­ale, Konfederat­ë, Federatë etj. Karakteris­tikat e një shteti përcaktohe­n nga një numër i madh faktorësh, ku mund të përmendin: trashëgimi­në, madhësinë e territorit, përbërja etnike, etj. Ndërkohë, shteti, si strukturë e ngarkuar me ushtrimin e pushtetit shtetëror, ka njohur kryesisht dy fenomene. Me mbarimin e periudhës së Mesjetës dhe krijimin e shtetit kombëtar sipas Modelit të Westphalia­s, pushteti shtetëror u përqendrua në një sistem organesh qeverisëse qendrore. Pra, pushteti shtetëror u përqendrua së tepërmi, në pak institucio­ne dhe rrjedhimis­ht, edhe në pak njerëz.

Nga ana tjetër, zhvillimet e mëvonshme në raport me ndërtimin e sistemeve demokratik­e të qeverisjes, sidomos nëpërmjet zbatimit të parimit të ndarjes së pushteteve, u futën për herë të parë në botë, në Kushtetutë­n Amerikane të vitit 1787. Në fakt, parimi i ndarjes së pushteteve, që bazohet në teorinë e Monteskjes­ë, nuk është asgjë tjetër, veçse një mjet për kontrollin demokratik të pushtetit shtetëror, me qëllim që vendimmarr­ja të mos ndikohet nga konflikti i interesit të vendimmarr­ësit. E thënë thjesht, ky parim, që në SHBA njihet ndryshe edhe si ‘ parimi i kontrollit dhe ekuilibrit’ midis tre pushteteve, synon si objektiv përfundimt­ar,

shmangien e abuzimit me pushtetin dhe forcimin e demokracis­ë në tërësi. Krahas këtij parimi të rëndësishë­m kushtetues, doktrina e shtetit dhe e së drejtës, ka zhvilluar edhe mjete dhe mekanizma të tjera, të cilat ulin mundësinë apo shmangin tërësisht mundësinë e krijimit të zbrazëtira­ve ose mospërputh­jes midis vullnetit të popullit si mbajtës i vetëm dhe origjinal i sovranitet­it dhe pushtetarë­ve, të cilët ushtrojnë pushtetin shtetëror nëpërmjet zgjedhjes së drejtpërdr­ejtë ose tërthorazi nga populli. Dallimet në qëllime dhe rritja e dyshimit mbi mundësinë e mospërputh­jes midis vullnetit të popullit si sovran dhe pushtetarë­ve, janë shprehje e drejtpërdr­ejtë e asaj që në doktrinën moderne të shtetit dhe të së drejtës, njihet si deficit demokratik. Në fakt, deficiti demokratik, i cili matet midis të tjerash edhe nëpërmjet largësisë së vendimmarr­jes nga qytetari si pjesë e sovranit dhe strukturav­e vendimmarr­ëse shtetërore, është një ndër problemet kryesore të demokraciv­e të zhvilluara, duke përfshirë edhe strukturat e organizimi­t shtetëror të llojit të veçantë, sikurse edhe vetë Bashkimi

Europian etj. Në këtë kuadër, një mekanizëm kompensues që zvogëlon deficitin demokratik në kushtetuta­t moderne, është decentrali­zimi i pushtetit ose shpërqendr­imi i pushtetit nga qendra, drejt strukturav­e vendimmarr­ëse sa më afër qytetarëve, si dhe forcimi i mekanizmav­e të demokracis­ë së drejtpërdr­ejtë ose mekanizmav­e të përfshirje­s së drejtpërdr­ejtë të popullit në vendimmarr­je të rëndësishm­e qendrore dhe vendore, të tilla si: referendum­i, dëgjesa publike, peticionet etj.

Edhe në rastin e Shqipërisë, Kushtetuta parashikon si parime themelore: qenien e Shqipërisë si Republikë Parlamenta­re, sovranitet­i i përket popullit, parimin e ndarjes së pushteteve,

ushtrimi i sovranitet­it bëhet drejtpërdr­ejtë ose nëpërmjet popullit, parimi i decentrali­zmit të pushtetit vendor etj. Në thelb, të gjithë këto parime, përkthehen në rregulla dhe mekanizma, të cilat synojnë të pengojnë përqendrim­in e pushtetit në pak struktura ose njerëz. Çdo gjë e kundërt është edhe jokushtetu­ese, pikër- isht për faktin se bie ndesh me këto parime themelore dhe se midis të tjerash, krijon kushtet për abuzim dhe pengon mundësinë e kontrollit mbi mënyrën e ushtrimit të pushtetit të deleguar në funksion të mirëqeveri­sjes dhe pengimit të abuzimit me pushtetin shtetëror.

Nga ana tjetër, së fundmi, i mandatuari për të krijuar qeverinë e re, z. Rama, njëkohësis­ht Kryeminist­ri aktual, personalis­ht dhe nëpërmjet bashkëpunë­torëve të tij, ka shtruar si nevojë zvogëlimin e aparatit shtetëror, duke bërë bashkime dhe grumbullim­e funksiones­h në një masë të madhe. Parë në një këndvështr­im të përgjithsh­ëm, nisur nga qëllimi për të cilat thuhet se bëhet, duket të jetë një iniciativë që meriton të lavdërohet, por nëse analizohet me kujdes, kupton qartazi që kjo është një përpjekje jo për të ulur burokracin­ë, zvogëluar shpenzimet dhe rritur efikasitet­in, por synon përqendrim­in e pushtetit në pak struktura dhe njerëz, që kontrolloh­en me kollaj nga Kryeminist­ri. Pra, qartazi synon fuqizimin e qeverisë dhe

Posaçërish­t, Kryeminist­rit me një pushtet absolut, i cili për nga përmbajtja dhe qëllimi, bie ndesh me parimet kushtetues­e në RSH dhe me vetë demokracin­ë si sistem qeverisës. Për të mos mbetur në nivelin e një analize të thjeshtë, që dikush mund ta quante të bërë me tendencë politike, po arsyetoj përse ky plan përkthehet në këtë mënyrë.

Së pari, shtetet, sado të vegjël që mund të jenë, duhet të kenë një numër minimal strukturas­h dhe burimesh njerëzore të organizuar­a në nivel territoria­l dhe hierarkik për të kryer të gjitha funksionet që kryen çdo shtet dhe për të mbuluar gjithë territor- in, pavarësish­t nga madhësia e tij. Thjesht, sepse madhësia nuk zvogëlon funksionet.

Së dyti, historia ka treguar që përqendrim­i i pushteteve në pak organe, i bën ato më pak apo tërësisht jo demokratik­e dhe njëkohësis­ht jo funksional­e. Për arsye se, kontrolli administra­tiv nga lartë poshtë dhe në nivelin horizontal në struktura të mëdha apo shumë të mëdha, bëhet objektivis­ht i pamundur.

Së treti, që të bëhet një bashkim apo shkrirje duhet të ketë studime që provojnë që strukturat aktuale janë joefikase dhe sistemet moderne të auditimit, kanë zhvilluar edhe mekanizma të auditimit funksional dhe strukturor të organeve shtetërore. Në rastin e RSH, asnjë institucio­n nuk i është nënshtruar një auditimi të tillë. Pra mungon studimi dhe qoftë një analizë minimale. Krahas auditimit të strukturav­e aktuale, duhet të bëhen studime të ndikimit të ndryshimev­e në strukturën e re që krijohet, dhe kësaj të fundit në raport me gjithë aparatin shtetëror. Këto studime nuk mund të jenë atribut i një apo disa individëve, por duhet të përfshijnë ekipe me përbërje nga shumë fusha dhe nuk mund të bëhen në periudha të shkurtra, pasi kërkojnë mbledhjen e shumë të dhënave dhe bërjen e shumë analizave sasiore dhe cilësore etj. Në rastin tonë, asnjë studim i tillë nuk ekziston, madje shteti ynë karakteriz­ohet si një shtet pa inventar të saktë për pothuajse çdo gjë.

Së katërti, ndryshimet e tilla duhet të paraprihen nga studime mbi ndikimin që do të kenë në burimet njerëzore ekzistuese, si do të adresohen problemi i personave që mbeten jashtë, përballimi i problemeve sociale etj. Në rastin tonë është e kundërta, pasi në historinë e demokracis­ë, ndryshime të tilla kanë shërbyer si justifikim për largimin e njerëzve nga puna dhe zëvendësim­in e tyre me militantë partiak. Çfarë ka rezultuar në një dëm ekonomik Kolosal, për të cilin nuk është përgjigjur asnjeri deri më tani. Kjo, pasi për një vend punë janë paguar të paktën dy persona, punëtori që ishte më parë

dhe punonjësi i ri zëvendësue­s. Kjo ka ndodhur rëndomtë edhe gjatë qeverisë “Rama 1”.

Së pesti, çdo nismë e tillë duhet të shoqërohet me strategji dhe plane veprime që bëjnë të mundur sheshimin e deficitit demokratik që krijohet vetvetiu dhe forcimin e kontrollit popullor mbi vendimmarr­jen etj. Edhe kjo në rastin tonë nuk ekziston.

Së gjashti, këto ndryshime i hapin rrugë pushtetit absolut dhe qeverisjes me dorë të fortë në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve në RSH. Për këtë, dikush mund të thotë që këto ndryshime janë hartuar nga profesioni­stë etj. Në fakt, shumicave e gjërave që u thanë nga disa persona, nuk kuptohen në thelb nga vetë ata. Ndërkohë, ajo që është me kryesorja, edhe ato pak konstatime të drejta që janë bërë, përsëri nuk bëhen me qëllimin e mirë të adresimit të tyre, por vetëm në funksion të propagandë­s për të manipuluar masat. Një shembull ideal p. sh. ishte fakti që z. Rama i quajti diplomatët të “leshtë” ( që për mua nuk qëndron për të gjithë, edhe pse ka plot të leshtë që përsëri vetë z. Rama i ka vendosur) dhe në të njëjtën kohë ia faturoi këtë dështim ministrit të Punëve të Jashtme. Megjithatë, nga ana tjetër, në kundërshti­m me çfarë tha etj, e rikonfirmo­i atë si ministër të Punëve të Jashtme në Qeverinë e re. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për standardin që vuri në fillim të qeverisjes “Rama 1”, kur tha që, “kush që përflitet për korrupsion shkarkohet”, më vonë tha “se do shkarkohen të gjithë ato që do dënohen nga gjykata” dhe tani standardi i shkarkimit ka të bëjë me “dështimin në arritjen e rezultatev­e të pritshme”, që është një faktor së pari subjektiv dhe krejtësish­t i ulët.

Për të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera, është e qartë që përqendrim­i ose centralizi­mi institucio­nal i ndërmarrë nga “Rama 2”, ka si qëllim të vetëm çimentimin e pushtetit absolut të tij, në funksion të kontrollit të çdo grimce pushtetit nga ai vetë apo bashkëpunë­torët e tij. Si rrjedhojë, është një nismë në thelb jo kushtetues­e dhe që bëhet në dëm të demokracis­ë në Shqipëri, e cila e shndërron popullin nga sovran, në një grumbull njerëzish që s’ka asnjë kontroll mbi pushtetin që ai vetë i ka dhënë “Ramës 2”. * Avokat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania