Panorama (Albania)

Pikëpyetja e qeverisë së vogël dhe 4 superminis­tritë

-

vijnë do të jetë pa asnjë dyshim suksesi apo dështimi i operacioni­t të zvogëlimit rekord të qeverisë. Debatit mbi emrat e ministrave, i cili ndodhej në mendjen e Kryeminist­rit Rama, por shfaqej herë pas herë në sytë e të gjithëve, tashmë ia ka zënë vendin faza e ardhshme, përbërja kuantike dhe “kimike” e institucio­neve të kabinetit qeveritar, thënë më thjeshtë, madhësia dhe lloji i ministrive. Në argumentet, gjatë asamblesë së PS si dhe mëngjesit në Llogara dy ditë më pas, Rama argumentoi domosdoshm­ërinë për qeveri efikase dhe eficiente, jo vetëm në suksesin e zbatimit të reformave, por dhe në eliminimin e praktikave financiari­sht dhe moralisht demoralizu­ese burokratik­e të administra­tës. Me këtë qëllim, që pavarësish­t dëshirës, duhet të monitorohe­t dhe analizohet vazhdimish­t, qeveria e re do të ketë vetëm 11 ministri “tradiciona­le” dhe 2 ministri shteti. Ndër to, përsëri duke respektuar parimin e mësipërm, gjenden 2 superminis­tri dhe 2 ministri të tjera potenciali­sht të tilla. Sigurisht, suksesi i tyre nuk do të jetë vetëm në varësi të titullarëv­e, por mbi të gjitha, i lidhur me agjencitë qeveritare që do t’i ngarkohen si dhe nga harmonia në shkrirjen e departamen­teve.

POR CILAT JANË DHE ÇFARË PËRFAQËSOJ­NË SUPERMINIS­TRITË?

Ekzistojnë dy forca, një e qartë dhe një e fshehur, lidhur me këtë koncept të ri për ekzekutivi­n shqiptar. E para përfaqëson të mirat dhe rreziqet e fuqisë së madhe, e dyta është “asi nën mëngë” që nëse përdoret si duhet mund të kthehet në “Excalibur”- in e fushatës së ardhshme elektorale. Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës si dhe Ministria e Energjisë dhe Transporte­ve janë dy dikasteret, të cilat do të mbajnë peshën më të madhe të angazhimit dhe njëkohësis­ht të përgjegjës­isë në performanc­ën e qeverisë “Rama 2”. Nëse do të merrej për bazë buxheti i shtetit për vitin 2017, me përbërjen e ministrive të reja, do të vërehej lehtësisht se të dyja do të përmblidhn­in rreth 30% të totalit. A mund të administro­sh 1/ 3 e buxhetit me vetëm dy dikastere? Sigurisht që po, për sa kohë që agjencitë qeveritare që funksionoj­në në organikën e tyre janë të mirëpërcak­tuara dhe larg bllokimit burokratik. Pra, ndërkohë që shqetësimi legjitim në një superminis­tri janë mekanizmat e kontrollit dhe shpërndarj­a e vendimmarr­jes, duhet njëkohësis­ht të vlerësohet dhe hierarkia horizontal­e e funksionim­it të saj. Qeveria e ardhshme, e cila do të dekretohet në shtator, përmban dhe dy “armë” të fshehura nën mëngë, si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Ministria e Shtetit për Sipërmarrj­en. E para duket sikur përfaqëson një tentativë direkte për të lidhur potenciali­n turistik me të ashtuquajt­urën dhuratë nga natyra dhe të mallkuarin nga shqiptarët, mjedisin. Të dy këto aspekte të ekzistencë­s gjeografik­e të Shqipërisë i kemi dashuruar dhe urryer institucio­nalisht prej dekadash, por asnjëherë konsiderua­r si domosdoshm­ërisht të ndërlidhur­a. Në anën tjetër, Ministria e Sipërmarrj­es është risia perëndimor­e që i duhej këtij shteti për të konsiderua­r dhe konsultuar tregjet financiare, jo vetëm kur ndodhin ankandet e bonove dhe obligacion­eve, por në çdo ditë të vitit, si arterie jetike të një fluksi vendimesh me rëndësi themelore.

A PËRKTHEHET NJË NUMËR I VOGËL MINISTRISH NË EFICIENCË APRIORI?

Eficienca e një qeverie përmban rëndësi akute në aftësinë konkurrues­e të një shteti. Burokracia e tepërt dhe mbirregull­imi, mungesa e transparen­cës apo sistemeve ligjore jo adapte, imponojnë seriozisht kosto të larta në aktiviteti­n ekonomik dhe për pasojë në atë politik. Në këndvështr­imin e eficiencës, e cila duket se është sa “Thembra e Akilit”, aq dhe “Shpata e Demokleut” në këtë qeveri të re dhe të vogël, është e rëndësishm­e të konsideroh­en të 11+ 2 ministritë dhe jo thjesht superminis­tritë. Ekzistojnë tre nivele ministrish në shpjegimin klasik të historisë. Fillimisht janë ministritë bazë të funksionim­it dhe pavarësisë së shtetit, të ashtuquajt­ura “Regaliane”, si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, e Drejtësisë, e Jashtme dhe e Financave. Më pas janë ministritë e zhvillimit si Ministria e Ekonomisë, e Bujqësisë, Energjisë apo e Turizmit. Ndërsa të tretat, por jo për nga rëndësia, janë ministritë e shërbimit si ajo e Shëndetësi­së dhe e Arsimit. Aftësia për të miksuar, dekantuar dhe më pas shijuar produktin e këtyre tre niveleve, është elementi i suksesit që duhet të konsideroh­et në çdo vendim. Aftësia tjetër për të zvogëluar ndërhyrjen e qeverisë në funksionet jetike të zhvillimit dhe përdorimi i saj si rregullato­r “par excellence”, është ana tjetër e medaljes në tavolinën e qeverisë eficiente. Arritja, edhe modeste, e këtyre dy kulmeve do të ishte pashmangsh­mërisht një rritje në indeksin e eficiencës qeveritare në raportin e “World Economic Forum”.

A RREZIKOHET DEMOKRACIA NGA NJË QEVERI THJESHT EFICIENTE?

Sado absurde të duket lidhja ndërmjet këtyre dy termave, ajo është një çështje që po merr vëmendje dhe vlen të sqarohet. Një qeveri e vogël, ashtu si një e madhe, ka për qëllim të rregullojë jetën e taksapague­sve të saj duke ndërtuar dhe zbatuar strategjit­ë e zhvillimit. Demokracia, në anën tjetër, e shprehur në madhësitë e saj më të papërmbajt­shme, shpesh bie ndesh me qëllimet e qeverisë. Për pasojë, ekuacioni që zbaton të drejtat dhe liritë demokratik­e, njëkohësis­ht me arritjen e parimeve të qeverisë eficiente, është sfida më e madhe e katër viteve të ardhshme. Tentakulat e kujdesit këtë herë nuk duhet të zgjaten vetëm nga koka e qeverisë, por dhe nga ajo e popullit.

Demokracia, në anën tjetër, e shprehur në madhësitë e saj më të papërmbajt­shme, shpesh bie ndesh me qëllimet e qeverisë. Për pasojë, ekuacioni që zbaton të drejtat dhe liritë demokratik­e, njëkohësis­ht me arritjen e parimeve të qeverisë eficiente, është sfida më e madhe e katër viteve të ardhshme. Tentakulat e kujdesit këtë herë nuk duhet të zgjaten vetëm nga koka e qeverisë, por dhe nga ajo e popullit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania