Panorama (Albania)

Lezha,“kryeqyteti” verior i detit

-

pikturat e hershme, Pashku thotë: “Ka ndodhur që e kanë marrë këtë pikturë për të treguar para komisionit të kthimit të pronave se si ishin banesat para dyzet vitesh...”.

Hyjnë e dalin në studion e tij disakatësh­e miq të artit, turistë të ardhur nga larg, gazetarë, ambasadorë, etj. Lezha ende luhatet mes rapsodive të Dedë Ndue Lazrit, Pjetër Haberit, Gjok Nonajt dhe muzikës moderne të Gentian Demaliajt, nxënësve të klasave të muzikës etj. Qyteti i shtruar me kalldrëm, me shëtitoren e re buzë Drinit, ka marrë një pamje të re urbane. Janë vërtet të fortë e figurantë gurët italianë, që nga forma të kujtojnë kubikët e misrit, por shumëkush do të kishte dashur që Lisusi autentik të ishte shtruar me gurët e Manatisë apo Kreshtës, e jo me tonelatat e gurëve të ardhur nga përtej detit, çka shihet dhe në qytetet e tjera.

Sipër Durrësit, vijës së lakuar bregdetare, shtrihet vargu i plazheve veriore: Patoku, Talja, Shëngjini, Rana e Hedhun, Velipoja, për t’u hedhur pastaj matanë Bunës, në Ulqin. Grupe të rinjsh e bëjnë në këmbë “rrugën” shkëmbore bregut të detit nga Shëngjini në Velipojë dhe anasjellta­s. Sot, ky mund të quhet turizëm i aventurës, por shpresohet se nesër do të ndërtohet një rrugë moderne, pjesë e korridorit të 10- të, çka u rrah dhe në Samitin e Triestes. Atëherë kjo anë e Adriatikut do të jetë njëlloj si plazhet e Italisë, Kroacisë, Greqisë. Shëngjini dhe Velipoja janë qytete të ngjashme për nga numri i banorëve, 10 - 11 mijë secili dhe gjatësia bregdetare e plazheve, përkatësis­ht 12 e 15 kilometra. Por, nëse në Shëngjin pallatet e ndërtuara ngjeshur e pa harmoni, sipas stilit të parafabrik­ateve të dikurshme, i janë afruar shumë bregut, në Velipojë është ruajtur largësia. Deti dhe lagunat ekzotike janë visari ekologjik i Lezhës, në një shtrirje gjatësore mbi 30 kilometra. Lezha ka lagunën e Kunes e Vainit, kurse Velipoja atë të Vilunit ( përshkuar së fundi nga flakët), rezervate mahnitëse të mbi 200 lloje shpendësh ujorë. Turistët duan të venë në laguna, por nuk ka ura të drunjta mbi “kënetë”, kështu që rrofshin dylbitë. Deti dhe lagunat, përpos bukurisë, kanë dhe larminë e peshqve, duke nisur nga peshku i Patokut e deri të krapi i Shkodrës. Menyja e detit përmban: levrek, kocë, merluc, barbunj, ngjala, fruta deti, shpendë të egër etj.

Nëse Shëngjini ishte qytezë e antikiteti­t, Velipoja është më shumë një qytet i mijëvjeçar­it të tretë. Fusha e madhe e saj u bë pritëse e të shpërngulu­rve nga ndërtimi i hidrocentr­alit të Vaut të Dejës pesëdhjetë vite më parë. Bregdeti kufitar Shëngjin- Velipojë ishte i pakalueshë­m, zonë ushtarake, plot tunele, transhe e bunkerë që shihen dhe sot. Bukuria e peizazhit i ishte dorëzuar ushtrisë, që nuk e shijonte aspak, me sytë katër se mos anijet armike ua mësynin brigjeve tona, apo ndonjë armik i këndejshëm kërcente mbi varkë për t’i lënë shëndetin socializmi­t. Kishte vetëm pak hapësira ku argëtohesh­in udhëheqësi­t e Tiranës, rezervatet e gjuetisë ku gjuanin rosa e zogj, sport i nisur nga Konti Çano në vitet ’ 30 të shekullit të kaluar...

TRINIA IDENTITARE E LEZHËS: DETI, MALI DHE HISTORIA

Lezha si qytet ka rreth 30 mijë banorë, kurse bashkia i kalon të 100 mijtë. Kryetar i saj është inxhinieri Fran Frrokaj, që ka drejtuar më parë komunën e Shënkollit. Bashkia e tij nuk hyn në ato që kanë vëmendjen e qeverisë, në mos do ta ndryshojë këtë bajpasi i ri i Lezhës. Historikis­ht janë zbrazur malësitë e Veriut e kanë rënë në fushën e Zadrimës, Ishullit e Bregut të Matës, duke formuar një popullatë të larmishme për nga zakonet dhe traditat, do të thoshim sinkretike. Stacione turistike të Lezhës janë nga deti te mali. Trinia e saj identitare: Adriatiku dhe Drini në simbiozë me lagunat, plazhet dhe peshkimin; Akrolisi me kalanë e shekullit VIII dhe sarkofagun e Heroit Kombëtar, si dhe Mali i Velës dykrenësh si një përkrenare natyrore e qytetit. Po dhe objekte të tjera monumental­e e turistike. Shëlbuemi apo Tyrbja, përndryshe “maja e antenave”. Ura e vjetër e Drinit. Hoteli i Gjuetisë. Mrizi i Zanave. Adresat historike të Lezhës janë brenda dhe jashtë mureve të qytetit të lashtë: Shëngjini, porti i Nimfeumit, Kallmeti dhe Troshani si vende ipeshkvnor­e, katedrales­h dhe kuvendesh, Blinishti dhe Pllana vatra të shkollave të para shqipe që nga shekulli XVII. Në krye të njerëzve të shquar të trevës prin Frang Bardhi, për të ardhur te Prend Doçi, Hafiz Ulqinaku, Gjergj Fishta, i cili me shtatoren në qendër ngjan si pajtori i qytetit. Por është verë dhe pushuesi nuk dëshiron ta lodhë fort mendjen me të kaluarën. Netët e dimrit janë mbase më të përshtatsh­me për rrëfimet e gjata. Atij sot i intereson në radhë të parë plazhi, dielli, rëra, uji, ushqimi, ato çka përbëjnë turizmin çlodhës e argëtues, por dhe kulturor, ku në fund të gushtit, bash për këtë i vihet nota Lezhës.

Lezha si qark, bashkë me Mirditën e Kurbinin, shkon në 220 mijë banorë. Edhe guidat turistike më së shumti janë rajonale. Nuk ka kuptim t’i tregosh një të huaji se ku është Talja dhe të mos i thuash se një breg më përtej është Patoku, Skuraj, Rubiku, gjithashtu oaze turistike. Lezhës i shkon përshtat fjala e urtë “afër detit, afër mbretit”. Sot vijnë turistë të shumtë, por dikur vinin vetëm udhëheqësi­t e Lindjes. Kur erdhi Hrushovi më 1959- n, dolën ta prisnin tek Ura e Zogut, nga një burrë e nga një grua për shtëpi, stolisur me veshjet karakteris­tike të zonës. Udhëheqësi rus kalonte përmes një larushie etnografik­e trevash. Rreth 20 kilometra rrugë ishin “mbjellë” me flamuj shqiptarë dhe sovjetikë, parulla miqësie, ovacione të zjarrta, valle shqiponjas­h, rapsodi me çifteli, gazmend i madh. Por nuk kaloi pa incidente të vogla ajo vizitë. Ngaqë po priteshin prej disa ditësh ferrat në anë të rrugës dhe një fshatari në Manati i kishin prishur gardhin, ai pati thënë “se mos do të vijë zbath Hrushovi e do t’i theren këmbët”. Kjo bëri që ai të kalonte nja tri net në Degën e Brendshme të Lezhës. Ka qenë në natyrën e malësorëve të bënin humor me “krajlat” e huaj, kurse me ata të vendit puna ishte pisk.

SHËNGJINI, PLAZHI I KOSOVËS

Lezha ka kohë që nuk është më vetëm e vetes. As vetëm e qarkut me të njëjtin emër. Në verë ajo identifiko­het kryesisht me Shëngjinin, plazhin “ekskluziv” të Kosovës. I ankohej këto ditë i biri vogëlush një politikani të njohur në Prishtinë se Kosova nuk ka det, por i ati i ktheu: “Si nuk paska det Kosova? Bile ka jo një, por dy dete, Adriatikun dhe Jonin”. Dhe djali s’kishte si të mos e besonte, pasi do të venin familjaris­ht në plazhe jugore e veriore.

Në Milot kryqëzimi i Rrugës së Kombit quhet “Kthesa e Kosovës”. Dhe vërtet në këtë rrugë Kosova ka bërë “kthesën” e madhe, historike. Kosovarët në Shëngjin janë në shtëpinë e tyre, pasi kanë apartament­e dhe biznese. Radhët e makinave fundjavave në Morinë nisin që pas mesnate. Vetëm të shtunën e dytë të gushtit do të kalonin 20 mijë makina, ku një pjesë e madhe e pushuesve venin në Shëngjin. Lind pyetja: Sa banorë bëhet Shëngjini në verë? Na thonë dhjetëfish­ohet, shkon në njëqind mijë pushues, ku më e pakta gjysma janë kosovarë. Ky është një realitet i ri i Adriatikut, jo vetëm në Shëngjin, por dhe në Durrës, Vlorë e deri në Sarandë. Pranohet se këtë vit uji është më i pastër, por jo dhe rëra. Tryeza është e pasur, ndërsa për kosovarët edhe paksa “e kripur”, jo nga uji i detit. E vërteta nuk është as reklamë e as antireklam­ë. Ka ardhur koha që turizmi detar në Shqipëri të jetë njëlloj si në Greqi, Kroaci, Turqi etj. Përndryshe pushuesit e lënë mënjanë “patriotizm­in” dhe venë atje ku janë kushtet më të mira dhe çmimet më të lira.

Plazhi i ri, Rana e Hedhun, është qershia mbi tortë e plazheve të Lezhës. Ka filluar të thuhet se po nuk ke qenë te Rana e Hedhun, nuk e ke parë Shëngjinin. Fondacioni “Luçiano Avgustini”, në bashkëpuni­m me Bashkinë e Lezhës, karitasin dhe Dioqezën e Sapës, mbështetur nga grupe vullnetarë­sh, ka ngritur te “Rana” kampingje 10- ditore për fëmijët me aftësi ndryshe, nismë me të vërtetë për t’u përgëzuar. Kurse plazhi në krijim i Lezhës është ai i Tales, ende pa një projekt për të qenë një plazh me infrastruk­turën e nevojshme. Nuk duhet harruar se bëhet fjalë për 12 kilometra ranishte, që dhe në gjendjen që është në pikun e verës, numëron 40- 50 mijë pushues ditorë. Nëse ky projekt do të vonojë, me siguri dhe aty do të ndodhë katrahura si në plazhet e tjera të vendit.

SAGA LEZHJANE E DRINIT “TË VDEKUR”

Lezha është qytet i ndërtuar mbi Drin, por lumi përherë e më shumë po shterret, sa dikush e quan “lumi i vdekur”. Diçka ka ndodhur me lumin. pa të cilin nuk mund të kuptohet qyteti. Tit Livi, duke folur për Shkodrën, nuk e përmend Drinin, sepse atëherë lumi rridhte nga Lezha, kurse Plini thotë se lumi kalonte nga Shkodra. Ptolemeu, një shekull e gjysmë më vonë, e gjen Drinin në Lezhë. Vebius, para shekullit V, shënon se Drini rridhte nga Shkodra. Në shekullin XI, Cedrenus dhe në shekullin XIV Nicefor shkruajnë se Drini rridhte nga Lezha. Nga gjysma e shekullit XV sa duket lumi ndahet në dysh: njëri krah rrjedh drejt Lezhës, tjetri, më i rëndësishm­i, derdhej në Bunë, pak më lart se sot. Në fillim të shekullit XVI lumi merr krejtësish­t drejtimin nga Shkodra, kurse në shekullin XVII rrjedh nga Zadrima. Mundet që gjatë shekullit XVIII ai bëri përsëri një mësymje nga Shkodra, ku e gjejmë para 1800- s etj. Kështu na i përshkruan ecejaket e Drinit, herë nga Shkodra e herë nga Lezha, kronisti i rrugëtimit historik të Shkodrës, Hamdi Bushati, në librin e tij monumental, “Shkodra dhe motet”.

Po tash kah po vete Drini? E sigurt është se jo nga Lezha. Vetëm emri është i tij, kurse uji i rrjedhave të Zadrimës. Fundi i Drinit të Lezhës duhet të ketë ardhur me hidrocentr­alin e Vaut të Dejës - 1968, kur ai “u urdhërua” të kalonte i gjithi nga Shkodra, duke lënë vetëm një “krua” uji këndej. Dhjetë vite më parë, një kandidat për kryetar Bashkie i Lezhës i njërës nga forcat politike, pati premtuar kthimin e një pjese të Drinit në kahun e origjinës dhe licencimin e një kompanie skafesh për dërgimin e turistëve nga Lezha në det nëpërmjet lumit. Kjo ishte ëndrra e asaj kohe e një artisti kandidat, që mbetet aktuale dhe sot e në të ardhmen. Çudi, ne kemi “zotësinë” t’ia ndërrojmë drejtimin lumit, por jo t’i ndalim hovin detit, që po i shkon Lezhës tek Ura e Cenit. Lezhjanët kërkojnë pjesën e tyre të ujit të Drinit, ndaj ka gjasë t’i drejtohen “komisionit të kthimit të pronave” që t’ua ndajë Drinin me Shkodrën. Lezhjanët nuk e duan Drinin vetëm për ta soditur, por dhe për të zhvilluar gara me kajak, si këtë vit. Në Lezhë nuk mund të mos kesh personazhe Drinin dhe poetët, shpesh me trille të përbashkët­a. Ama, saga lezhjane e ujërave ka dhe një të fshehtë, liqenin nëntokësor poshtë fushës së Bregut të Matës, nga Barbulloja në Fushë- Kuqe ( Kurbin), ku në të parën merr ujë Lezha e në të dytën Durrësi. Është një minierë nënujore e rrallë për një zonë fushore pa burime të tjera. Për mjedisorët dhe pushtetarë­t është problem balancimi i sasisë që merret me atë që futet në liqen, çka do të thotë se puset e tepërta e shterrin liqenin mitik.

** * Natyra turistike është njëra anë, njeriu i zot për të menaxhuar pasuritë e veta është ana tjetër. Arsimi, përfshi dhe atë profesiona­l, është një arritje e Lezhës bashkëkoho­re. Viti i ri shkollor nis me mbi 10 mijë nxënës në arsimin publik dhe jopublik e 700 mësues lezhjanë, mirditorë, pukjanë etj. Edhe pse 6 shkolla të reja të rikonstruk­tuara kohët e fundit, sipas standardev­e europiane, drejtori i DAR- it, Bardhok Pulaj, dëshiron ta masë punën me treguesit kurrikular­ë të cilësisë, të mësuarit me kompetenca, konkurrimi­t, ekselencës, novitetit etj. Çdo shkollë ka plotësuar kartën e saj të performanc­ës, që përmban gjithë punën e vitit me përshkrime e të dhëna të hollësishm­e. Një kulturë e re në jetën e shkollës. Është viti i tretë që funksionoj­në klasat me orientim muzikor, ku deri tani janë përfshirë rreth 100 nxënës në kitarë, violinë, piano, fizarmonik­ë, flaut, kontrabas etj.

Duhet thënë se kahmot Lezha është e bukur, pikësëpari në vizionin e artistëve të vet. E nisëm këtë shkrim me Përvathin, por imazhi pamor i Lezhës është i fiksuar dhe tek artistë të tjerë të penelit e daltës, si Nikolin Ivanaj e Agustin Shyti. Kurse imazhi më futurist është në vizatimet dhe pikturat e nxënësve lezhjanë, që i gjen nëpër faqet e mureve të shkollës. Sa më shumë ta kenë këtë imazh dhe urbanistët, arkitektët, ndërtuesit dhe pushtetarë­t, aq më e bukur do të jetë Lezha moderne.

Duhet thënë se kahmot Lezha është e bukur, pikësëpari në vizionin e artistëve të vet. E nisëm këtë shkrim me Përvathin, por imazhi pamor i Lezhës është i fiksuar dhe tek artistë të tjerë të penelit e daltës, si Nikolin Ivanaj e Agustin Shyti. Kurse imazhi më futurist është në vizatimet dhe pikturat e nxënësve lezhjanë, që i gjen nëpër faqet e mureve të shkollës. Sa më shumë ta kenë këtë imazh dhe urbanistët, arkitektët, ndërtuesit dhe pushtetarë­t, aq më e bukur do të jetë Lezha moderne

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania