Panorama (Albania)

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, drejtuesit këmbejnë vendet

Asnjë kandidatur­ë alternativ­e, në dy javë dorëzuan kërkesën vetëm Gudar Beqiraj për kryetar e Myzafer Korkuti zëvendës

- ALMA MILE

Më 4 shtator, Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin dhe zëvendëskr­yetarin e ri.

E bashkë me ta edhe disa anëtarë të rregullt të Akademisë. Janë pikërisht matematika­ni, ak. Gudar Beqiraj për postin e kryetarit dhe arkeologu, ak. Myzafer Korkuti për atë të zv. kryetarit, që do të votohen nga Asambleja e ASH. Nga sa shihet, nuk do të ketë një garë mes kandidatës­h, por një rikonfirmi­m ose jo nga ana e Asamblesë e dy figurave, që edhe më herët kanë mbajtur këto poste. Duket si një këmbim vendesh me Korkutit që sot është kryetar dhe Beqirajt, që mban atë postin e zëvendëskr­yetarit. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të ASH, Vasil Tole, afati për paraqitjen e kandidatur­ave ka qenë dy javë, por nuk ka pasur kandidatur­a të tjera, përveç atyre të mësipërmve. Thirrja "për pjesëmarrj­e në konkurrimi­n për kryetar të Akademisë së Shkencave" ka qenë e hapur, e publikuar edhe në faqen zyrtare të ASH, që pas mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në datën 3 korrik të këtij viti. Në lidhje me akuzat e hedhura mbi fushatën dhe mungesën e garës dhe rrotacioni­n mes mbajtësve të posteve, Tole u shpreh se gjithçka po kryhet sipas statutit. "Nuk bëhet fjalë për rrotacion. Kandidatët në fjalë nuk po emërohen, por do të hyjnë në votimin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave".

KRITERET

Në thirrjet përkatëse, mbështetur mbi ligjin "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë" dhe statutin e këtij institucio­ni, janë përcaktuar se ç'do të përmbajë dosja e çdo kandidati, procedurat e përzgjedhj­es dhe votimit, si dhe detyrat për çdo pozi- cion, sipas rregullore­s së brendshme. Brenda dy javëve, pra nga data 3 korrik deri më 17 korrik, që përkoi edhe një periudhë e nxehtë vere, kandidatët, të cilët duhet të jenë anëtarë të rregullt ose të përhershëm të Akademisë, duhet të paraqisnin pranë protokolli­t të ASH kërkesën personale për aplikim, CV, listën e punimeve, platformën për drejtimin e Akademisë së Shkencave në katër vitet e ardhshme. Po ashtu, sekretari i përgjithsh­ëm Tole shton se të dy kandidatët për postet përkatëse i janë nënshtruar filtrit të vërtetimit "të pastërtisë së figurës", çka është shtuar së fundi në statutin e këtij institucio­ni, në bashkëpuni­m me Autoriteti­n për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit (" Formular Aplikimi për informim për zyrtarët përpara emërimit/ zgjedhjes në poste të larta" ( Sipas nenit 29, pika 1, germa gj, të ligjit nr. 45/ 2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë"). Mbledhja e Asamblesë për votimin e kandidatur­ave do të zhvillohet më 4 shtator 2017, ora 11: 00, në sallën "Aleks Buda" në Akademinë e Shkencave.

 ??  ?? AKADEMIA E SHKENCAVE
AKADEMIA E SHKENCAVE
 ??  ?? Gudar Beqiraj, zv. kryetari i ASH- së, kandidat për postin e kryetarit
Gudar Beqiraj, zv. kryetari i ASH- së, kandidat për postin e kryetarit
 ??  ?? Muzafer Korkuti, kryetari aktual i ASH- së, kandidat për zv. kryetar
Muzafer Korkuti, kryetari aktual i ASH- së, kandidat për zv. kryetar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania