Panorama (Albania)

Berisha: Fuga u kërcënua nga "Noriega", Prokuroria të hetojë

-

Ish- kreu i opozitës dhe qeverisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj "ultimatumi­t" që i është drejtuar akademikut Artan Fuga, pas letrës së hapur të këtij të fundit për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shprehet:

"Ultimatumi ndaj akademikut Artan Fuga është mesazhi i narko- shtetit për mbarë intelektua­lët e vendit: - Konformohu­ni ose Largohuni! Akademiku Artan Fuga ka informuar dje publikun se atë, pas një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave, e kanë kërcënuar me ultimatumi­n mafioz: "Hesht ose ik"!

Profesor Artan Fuga është sot zëri më i fuqishëm dhe më i pavarur i botës akademike të vendit, që ndan karrierën e tij akademike mes universite­teve të Tiranës dhe Parisit. Ai, me veprimtari­në, editoriale­t, publicisti­kën, në përmbushje të misionit të intelektua­lit, është një avokat i fuqishëm dhe i pamposhtur e i pavarur i interesit publik!

Ultimatumi stalinist mafioz kundër tij është ultimatum ndaj mbarë intelektua­lëve të vërtetë të këtij vendi, të cilët ose duhet të ulin kokën dhe të heshtin ose duhet të qërohen. Kësaj radhe, ky ultimatum nuk u dha nëpërmjet Shullazit për garën për një post, por u dha për fjalën e lirë, shprehjen e lirë të mendimit, për lirinë akademike, dhe ata që e porositën këtë, janë xhelatë të vërtetë të lirisë së shprehjes së mendimit, janë armiq të egër të intelektua­lit avokat dhe rolit e misionit të tij.

Një ultimatum i tillë i pashembull­t nuk mund të jetë, pavarësish­t nga gjurmët, vepër e Akademisë, as dhe e stafit të Universite­tit Kristaq Rama, me të cilët Prof. Fuga ka pasur polemika dhe kundërshti­ra. Ky ultimatum, sipas frymës, duket se është vepër e Noriegës dhe zyrës së tij.

Duke shprehur solidarite­tin tim të plotë me profesor Artan Fugën dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe ultimatumi­n stalinist, mafioz të pushtetit ndaj tij, i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsh­ëm të hetojë me përparësi këtë krim të shëmtuar, këtë akt të rëndë ndaj botës intelektua­le dhe demokracis­ë, sikundër paralajmër­oj Edi Ramën se heshtja jote ndaj këtij kërcënimi stalinisto- mafioz dëshmon se ti vet nuk je dorëjashtë, por duket se qëndron si porositës i këtij ultimatumi dhe se për çdo cenim të prof. Fugës, do të përgjigjes­h personalis­ht me çdo gjë që meriton!"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania