Panorama (Albania)

Zbulohet dokumenti sekret i gushtit ' 87: Si u arrestua nipi i Hysni Kapos diplomat

Raporti i ish- ambasadori­t Idriz Bardhi: Policia austriake e ka arrestuar Vullnet Thanasin për kontraband­ë cigaresh

- DASHNOR KALOÇI

Inspektori i Seksionit të Trafikut të Paligjshëm të Duhanit, Zips, i ftoi shokët tanë që të shkonin në zyrën e tij për të sqaruar më tej çështjen. Ai, atje u tha se në praninë tonë dhe të Vullnet Thanasit do të hartohej një procesverb­al, në të cilin do të shkruheshi­n rrethanat e ngjarjes dhe thëniet e të kapurit në faj

Plot 30 vjet më parë, në javën e fundit të gushtit të vitit 1987, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, me anë të një telegrami shifër me siglën "tepër sekret', mbërriti një raport- informacio­n i pazakontë. Ambasadori shqiptar në Vjenë, Idriz Bardhi, informonte eprorët e tij në Tiranë për një ngjarje tejet të rëndë që kishte ndodhur më datën 21 gusht në kufirin midis Austrisë dhe Çekosllova­kisë. Në raport- informacio­nin në fjalë, prej shtatë faqesh, ai përshkruan­te me hollësira dhe detaje lidhur me arrestimin e diplomatit shqiptar, Vullnet Thanasi, nga ana e autoritete­ve policore austriake, të cilat e akuzonin atë për "kontraband­ë cigaresh", pasi e kishin kapur në flagrancë me 300 steka cigaresh që ia kishin gjetur në makinë e tij me targa diplomatik­e. Sipas ambasadori­t Bardhi, lidhur me këtë ngjarje. kishin shkruar dhe gazeta austriake "KURIER", kopjen e së cilës ai ia kishte bashkangji­tur raport- informacio­nit në fjalë, që kishte dërguar me urgjencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Po kush ishte Vullnet Thanasi, cila ishte e kaluara e tij, si ishte rekrutuar ai në radhët e shërbimit diplomatik shqiptar dhe çfarë pasojash pati ai nga ajo ngjarje, kur edhe pasi u lirua nga arresti ( pas pagesës së majme që u bë nga pala shqiptare në një marrëveshj­e "xhentelmen­ësh" me autoritete­t zyrtare austriake), ai u hodh nga makina pasi kishte goditur me grusht kolegun e tij diplomat ( Kujtim Myzyri) dhe u arratis në drejtim të kufirit çekosllova­k?! Lidhur me këto, si dhe ngjarja e arrestimit të tij të mëvonshëm nga shërbimet sekrete çekosllova­ke dhe sjellja "pako postale" në Tiranë nga ishkolegët e tij të Shërbimit Sekret shqiptar ( Sigurimi i Shtetit dhe ato të Forcave Speciale RENEA), janë gjëra krejt të panjohura, pasi nuk janë bërë kurrë publike pas viteve ' 90, dhe për to nuk ka asnjë rresht të shkruar në asnjë media. Kjo edhe për faktin se personalis­ht vetë Vullnet Thanasi, apo dhe "kolegët" e tij, nuk kanë pranuar kurrë ta bëjnë publike këtë gjë, duke e mbështjell­ë gjithnjë e më shumë me mister atë ngjarje të largët të plot 30 viteve të shkuara. ( Ndoshta dhe për faktin se ai "e pagoi" atë gabim që bëri duke vuajtur burgun në Qafë- Bari!) I vetmi që ka shkruar disa radhë lidhur me ngjarjen në fjalë të Vullnet Thanasit, është Hil Lushaku ( ish- komandant për vite me radhë i Forcave Speciale, reparti 326 i Ministrisë së Brendshme), i cili në librin e tij "SPECIALET, ELITA E POLICISE SHQIPTARE" ( Botime "Mirgeereal­b", Tiranë 2015, fq. 354), midis të tjerash në portretin që i bën kolegut të tij, Labo Gani Çapo, shprehet: "Duke kujtuar stërvitjen dhe shërbimet e asaj kohe ai ( Labo Çapo) sjell në vëmendje një shërbim "të posaçëm" të kryer me sukses nga një grup sambistësh të përzgjedhu­r ( Muharrem Abazi në krye), të cilët shkuan në Pragë dhe shoqëruan në Shqipëri një diplomat shqiptar, i thirrur Vullnet Thanasi, i stërvitur shumë mirë fizikisht, gjë e cila diktoi nevojën për sambistë shumë të aftë në të gjitha drejtimet". Por, gjithsesi, edhe pas këtyre pak radhëve të z. Lushaku, ngjarja e "rrëmbimit" të Vullnet Thanasit në Çekosllova­ki dhe sjellja e tij "pako postale" në Shqipëri, mbetet ende mister. Dhe ajo që dihet tashmë për të, është vetëm ngjarja që u bë shkak për arrestimin e tij, e cila bëhet e ditur vetëm nga këto dokumente arkivore tashmë të deklasifik­uara dhe që publikohen për herë të parë në faqet e gazetës "Panorama".

Më datën 21.8.1987, rreth orës 16: 00, dezhurni i Ambasadës, Arben Iliriani, u njoftua nga Dogana qendrore e Vjenës se në pikën kufitare midis Çekosllova­kisë dhe Austrisë, pranë qytetit austriak Hallabrun, ishte kapur për kontraband­ë cigaresh diplomati shqiptar i Ambasadës së Pragës, Vullnet Thanasi, i cili ishte arrestuar nga autoritete­t doganore dhe do të sillej në Vjenë për të bërë hetime të mëtejshme. Nëpunësi i Doganës i tha dezhurnit emrin dhe mbiemrin e personit, numrin e pasaportës dhe targën e makinës, me të cilën ai udhëtonte. Ai gjithashtu kërkoi që një përfaqësue­s i Ambasadës sonë në Vjenë të ishte i pranishëm gjatë procesit hetimor.

Menjëherë dezhurni njoftoi Petrit Bushatin, i cili mori në telefon Doganën qendrore për të pyetur se si qëndronte puna. Nëpunësi i Doganës konfirmoi edhe një herë ato që kishte thënë dezhurni dhe tha se ende nuk kishin një informacio­n të plotë rreth ngjarjes, duke kërkuar përsëri që kur Vullnet Thanasi të mbërrinte në Vjenë, një përfaqësue­s i Ambasadës të ndodhej në Doganë për të sqaruar më tej çështjen. Nga ne, iu tha nëpunësit të Doganës, se kjo nuk ishte e mundur dhe se do të ishte bërë ndonjë gabim, ose do të kishte ndonjë keqkuptim.

Para se të shkonim në zyrat e Doganës, për të verifikuar çështjen, duke menduar se mos ishte ndonjë keqkuptim apo provokacio­n, morëm në telefon Ambasadën tonë në Pragë, shokun Idriz Dhrami, i cili na tha se Vullnet Thanasi duhej të ishte në Pragë, sepse paradite ishte larguar nga Ambasada për të kryer disa punë dhe se pasaportën e tij diplomatik­e e kishte në Ambasadë.

Rreth orës 18: 00, në zyrat e Doganës shkuan shokët P. Bushati, I. Çepani dhe K. Brati, ku u takuan me nëpunësin e Doganës, me të cilin biseduan në telefon. Ai u tha se nëpunësit doganierë akoma nuk e kishin sjellë Vullnet Thanasin në Vjenë dhe pritej që ai të vinte pas një ore. Ai u bëri të qartë shokëve se i lartpërmen­duri ndodhej nën arrest dhe se për lirimin e tij të përkohshëm me kusht duhej paguar një kaucion ( garanci) prej 70.000 shilingash. Ndërkohë, shokët u kthyen në Ambasadë, ku u konsultuan edhe me shokun Idriz Bardhi, i cili sapo kishte mbërritur nga Tirana. U vendos që çështja të trajtohej me urtësi e gjakftohtë­si dhe të bëhej përpjekje që Vullnet Thanasi të lirohej nga arresti, duke argumentua­r se ka imunitet diplomatik dhe në bazë të konventës përkatëse nuk mund të mbahej i arrestuar dhe se Ambasada merrte përsipër për të sqaruar më mirë çështjen pasi të lirohej Vullnet Thanasi.

Rreth orës 20: 00, të tre shokët e Ambasadës sonë sh-

kuan përsëri në zyrat e Doganës, ku pas dhjetë minutash tre nëpunës të Doganës, njeri prej tyre i armatosur, sollën Vullnet Thanasin, të cilin e kishin vënë në mes.

Inspektori i Seksionit të Trafikut të Paligjshëm të Duhanit, Zips, i ftoi shokët tanë që të shkonin në zyrën e tij për të sqaruar më tej çështjen. Ai, atje u tha se në praninë tonë dhe të Vullnet Thanasit do të hartohej një procesverb­al, në të cilin do të shkruheshi­n rrethanat e ngjarjes dhe thëniet e të kapurit në faj. Ai na sqaroi gjithashtu se, sipas udhëzimeve që kishte Dogana, në raste të tilla thirreshin për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësue­s të disa ambasadave të caktuara, në të cilat përfshihej edhe Shqipëria dhe kjo bëhej për të krijuar rrethana lehtësuese e për të gjetur rrugëzgjid­hje të përshtatsh­me. Pastaj, ai lexoi një proces që ishte mbajtur në kufi ku thuhej:

Në orën 15: 30 të datës 21.8.1987, në pikën kufitare midis Hallabruni­t, qytet austriak, dhe Znajmit, qytet çekosllova­k, u ndalua makina e tipit "Lada" me targë diplomatik­e të Pragës. Doganieri austriak i kërkoi Vullnet Thanasit nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar në Doganë dhe ai u përgjigj se nuk kishte ndonjë gjë. Doganieri e pyeti përsëri nëse kishte cigare dhe Vullnet Thanasi i tha se kishte vetëm një stekë ( 10 paketa) cigare "Marlboro", të cilën e kishte në ndenjësen e parë të makinës. Doganieri e pyeti nëse mos kishte të tjera dhe Vullnet Thanasi i tha se nuk kishte të tjera, duke i ofruar doganierit dy paketa cigaresh nga steka që kishte në ndenjësen e parë. Atëherë doganieri i kërkoi atij të bënte kontrollin e imët të makinës, por i lartpërmen­duri e kundërshto­i duke i thënë se gëzon status diplomatik. Atëherë Vullnet Thanasi i tha se nuk kuptonte gjermanish­t dhe biseda u zhvillua në anglisht, të cilën ai e fliste dhe e kuptonte mirë. Pasi doganieri insistoi që të hapej bagazhi i pasmë i makinës, në të u konstatua se në një çantë të madhe të zezë ndodheshin 300 steka ( 3.000 paketa) cigare të markës "Marlboro". Kur u pyet nga Dogana se për kë i kishte këto cigare dhe se ku donte t'i çonte, Vullnet Thanasi tha se i kishte për disa shoferë shqiptarë në Vjenë. Pastaj në proces thuhej se, në bazë të ligjeve austriake, trafiku i paligjshëm i duhanit, që është monopol shtetëror, ishte i ndaluar, prandaj arrestohej Vullnet Thanasi.

Pasi lexoi këtë procesverb­al, inspektori Zips pyeti nëse ne pranonim që të ishim si ndërmjetës dhe përkthyes për të sqaruar çështjen.

Sh. Petrit Bushati i tha se para se të fillonte hartimi i një procesverb­ali të dytë, si përfaqësue­s të Ambasadës shqiptare në Austri, kërkojmë që të lirohet nga arresti Vullnet Thanasi dhe më pas jemi të gatshëm që të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes. Ju tha se nuk mund të mbani nën arrest një diplomat, pavarësish­t se përse akuzohet ai. Dhe se në bazë të konventës për imunitetin diplomatik ai duhej të lirohej ose të shpallej person i padëshirue­shëm në Austri dhe të urdhërohej të largohej sa më parë.

Inspektori Zips, pas kësaj ndërhyrjej­e e lexoi ligjin austriak, në bazë të të cilit gëzojnë imunitet diplomatik vetëm diplomatët e akredituar në Austri dhe ata diplomatë që janë caktuar në një vend tjetër dhe gjatë shkuarjes në detyrë kalojnë tranzit nëpër Austri. Atëherë, shoku Petrit Bushati pyeti nëse ky ligj është zbatuar ndonjëherë tjetër në ndonjë rast të ngjashëm dhe nëpunësit e Doganës i thanë se këto janë raste të rëndomta dhe se shumë diplomatë të vendeve të tjera, që janë kapur në raste futjesh mallrash të paligjshëm në Austri, janë arrestuar dhe janë liruar vetëm pasi është paguar gjoba ose garancia në të holla. Petriti tha se çështja nuk është e qartë nëse këtu kemi të bëjmë vërtet me një rast kontraband­e, sepse Vullnet Thanasi thotë se nuk është marrë vesh me doganierët në kufi. Vjenë, 25.8.1987 AM B A S A D O R I ( Idriz Bardhi) ( vijon nesër)

 ??  ?? HYSNI KAPO DHE ENVER HOXHA
HYSNI KAPO DHE ENVER HOXHA
 ??  ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit
 ??  ??
 ??  ?? Idriz Bardhi, ish- ambasadori në Vjenë
Idriz Bardhi, ish- ambasadori në Vjenë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania