Panorama (Albania)

Duka: Cikalleshi gaboi, e shlyen me gol ndaj Spanjës

-

Presidenti i FSHF- së, Armand Duka, mbështet trajnerin e ri të Kombëtares, Kristian Panuçin, për vendimin mbi sulmuesin Sokol Cikalleshi. Në një bisedë për "Supersport", kreu i institucio­nit të futbollit nuk ngurroi të bënte edhe një krahasim mes Panuçit dhe ishtrajner­it kuqezi, Xhani De Biazi. Fillimisht ai foli për ndeshjen e së shtunës. "Lihtenshtj­eni për mua është një nga ndeshjet më të rëndësishm­e, pasi e konsideroj një kundërshta­r shumë të vështirë. Duhet të jemi të gjithë shumë të angazhuar, për të dhënë një mesazh të rëndësisë së madhe që ka motivimi i skuadrës për këtë ndeshje. Sot është shumë e vështirë në futboll të ketë kundërshta­rë të dobët, pavarësish­t se opinionet janë të ndryshme. I dobët apo i fortë është ai që jep apo nuk jep maksimumin në fushë. Ne si skuadër nuk është se kemi kualitete të jashtëzako­nshme që mund të fitojmë lehtë një takim", deklaroi dje presidenti i FSHF- së. Ai zbuloi edhe se çfarë ka thënë para skuadrës. "Lojtarëve u kam thënë se duhet të mendojmë vetëm për Lihtenshte­jnin. Çdo ndeshje për ne është e rëndësishm­e dhe mund të arrijmë fitore vetëm nëse japim më shumë se 100 % ndaj Lihtenshte­jnit dhe më pas të mendojmë për Maqedoninë, që është një tjetër histori me specifikat që ka", bëri të ditur Duka.

De Biazi vs. Panuçi - "Kam parë njëlloj motivimi dhe një energji më shumë nga Panuçi. Uroj që ta transmetoj­ë skuadra në fushë. Me ulërimat nuk janë keq të dy ( qesh). Gjithsesi, nuk besoj se ulërimat të çojnë te fitorja. Te suksesi të çon arsyetimi dhe logjika, por gjithashtu menaxhimi me mençuri i sit- uatave", theksoi Duka.

Çështja "Cikalleshi" - Në fund, numri një i futbollit shqiptar komentoi edhe çështjen e Cikalleshi­t, duke i dhënë të drejtë trajnerit për vendimin që mori, duke pezulluar sulmuesin nga ndeshjet me Lihtenshte­jnin dhe Maqedoninë. "Cikalleshi është një nga lojtarët që ka dhënë shumë për këtë skuadër. Ai është një djalë i mirë dhe shumë i disiplinua­r, që nuk ka pasur asnjë precedent të tillë në të kaluarën. Kam komunikuar si me trajnerin, ashtu edhe me Cikalleshi­n. Realisht i kam thënë: ' Cike, këtë radhë ke gabuar dhe duhet të respektosh vendimin e trajnerit për të pushuar këto dy ndeshje'. Por, i kam thënë gjithashtu se me një gol kundër Spanjës mund t'i shlyejë të gjitha", përfundoi Duka, i cili ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat stërvitore të trajnerit të ri, duke u dhënë në njëfarë mënyre mbështetje morale para debutimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania