Panorama (Albania)

Alarm kuqezi për Armando Sadikun

Trajneri Panuçi teston formacioni­n, por e mban peng elbasanasi

- JORGIS MEMO

Sokol Cikalleshi u pezullua, ndërsa Bekim Balaj nuk është grumbullua­r prej një dëmtimi.

Por, sikur të mos mjaftojë mungesa e dy sulmuesve, dje stafi i Kombëtares u alarmua me Armando Sadikun. Bomberi kuqezi ka munguar në të dyja seancat stërvitore. Një lajm që pa dyshim shkakton probleme, edhe pse burime pranë skuadrës tregojnë se bëhet fjalë thjesht për një gjendje gripale dhe me siguri do t'i bashkohet grupit që në seancën e sotme. Dje elbasanasi ishte programuar të dilte edhe para mediave në konferencë­n e zakonshme për shtyp, por mungoi pikërisht prej gjendjes gripale. Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, në seancën e parë të ditës së djeshme është bashkuar edhe Jahmir Hyka. Ky i fundit u vonua, për shkak të udhëtimit të gjatë nga Amerika.

MBLEDHJA - Seanca e paradites ka pasur më së shumti karakter taktik. Si një besnik i disiplinës së hekurt, jo vetëm jashtë fushe, por edhe në planin taktik, Panuçi fillimisht shkundi lojtarët, duke mbajtur një fjalim të shkurtër. Nuk munguan as frazat motivuese për sfidën e datës 2 shtator ndaj Lihtenshte­jnit. "Dua që të shoh maksimumin këtu në stërvitje", tha trajneri, i cili më pas rreshtoi para lojtarëve edhe disa gabime përqendrim­i, që ata kishin bërë gjatë ndeshjeve. "Të shtunën duhet t'ia bëjmë jetën sa më të vështirë kundërshta­rit", ishte një prej frazave motivuese që Panuçi u citoi gjatë fjalimit.

FORMACIONI - Me Sadikun që mungoi edhe gjatë stërvitjes së pasdites, Panuçi ka monitoruar dje me kujdes paraqitjet e Llullakut, Grezdës, dhe Latifit. Madje, ky i fundit është vendosur në majën e sulmit. Të tre lojtarët, ndonëse asnjë nuk luan si qendërsulm­ues i mirëfilltë, mund të jenë alternativ­at mes grupit aktual, për të zënë vendin e Sadikut në formacion, gjithnjë nëse ky i fundit nuk është në formën më optimale për ndeshjen e fundjavës ndaj Lihtenshte­jnit. Ajo që ra në sy dje ishte fakti se në mesfushë Basha dhe Lila u preferuan titullarë. Ndërsa mesfushorë­t Kukeli dhe Memushaj duket se janë në balotazh me njëritjetr­in, por me vlonjatin favorit për të luajtur titullar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania