Panorama (Albania)

Bojkotojnë tifozët: Nuk na trajtojnë si njerëz

-

Tifozët kuqezi kanë ironizuar sërish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe gjithçka lidhet me trajtimin që u bëhet atyre në stadiumet shqiptare. Interesi i ulët në shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Lihtenshte­jnit ka bërë që shefi i marketingu­t në FSHF të bëjë një thirrje për mbështetje. "Me sa duket, dikush e ka nënvlerësu­ar këtë ndeshje të Kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive, ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë", tha ai për "Top Channel". Ndërkaq, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shta- tor, 450 biletat që ishin në dispozicio­n të tifozërisë kuqezi janë shitur të gjitha. Por, ndeshja ndaj Lihtenshte­jnit do të jetë e rëndësishm­e, pasi është edhe debutimi i trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, në krye të Kombëtares kuqezi.

Reagimi - Pas deklaratës së zyrtarit të FSHFsë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjja e tifozëve kuqezi. Bojkoti masiv i tifozërisë, që ka sjellë si pasojë më pak se 500 bileta të shitura deri më sot për këtë duel, ka lidhje edhe me protestën e grupimit "Tifozat Kuq e Zi". Këta të fundit kanë vendosur prej kohësh se nuk do t'i ndjekin ndeshjet në "shtëpi", derisa anëtarëve të tij t'i respektohe­n të drejtat në stadiume nga policia dhe organizato­rët, ashtu si në çdo vend të botës. Dje, pas shpërndarj­es së lajmit se tifozëria nuk do të ishte e shumtë në numër në stadium, "TKZ" kanë postuar një mesazh ironik kushtuar FSHF- së.

"A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokas­in ata me kallashnik­ovë në duar? Nëse ata që menaxhojnë futbollin shqiptar, mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë. E kemi thënë shumë herë më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnik­ovë largohet nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerëzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane. PO, DO TË JEMI EDHE NË FYROM MË 5 SHTATOR. # 1KOMBËTARE", shkruhej në këtë njoftim, duke konfirmuar se "TKZ" nuk do të mungojnë në Strumicë, përballë Maqedonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania