Panorama (Albania)

Gjermania thyen Khedirën, Juvja “blen” tek Interi

Kampionët marrin masat, ofrojnë Kuadradon për Brozoviç

-

Nga grumbullim­i i Portugalis­ë, lajme të këqija për Interin. Lojtari ka ndrydhur ligamentet e gjurit të djathtë dhe është rikthyer në bazë. Për lojtarin e sapoardhur nga Valencia, pritet një pushim prej të paktën gjashtë javësh që, në rastin më të keq, mund të bëheshin gjashtë muaj. Sipas klubit, gjendja e tij do të verifikohe­t javë pas jave me futbollist­in, që të paktën nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le. Khedirën dhe Markizion jashtë funksionit, zgjedhjet për qendrën e mesfushës pakësohen në mënyrë të frikshme, ndonëse ai që kërkon të qetësojë të gjithë ka qenë vetë lojtari. "Nuk besoj se kam një problem të rëndë. Madje, do të kërkoj që të jem në dispozi- cion të Kombëtares për ndeshjen ndaj Norvegjisë". Gjithsesi, nëse nga vetë futbollist­i filtron optimizëm, është stafi mjekësor i "pancerave" ai që nuk është shprehur ende, sepse gjendja e tij do të monitorohe­t ditë pas dite. Tashmë nuk është më një surprizë për askënd, se edhe dëmtimet më të lehta për Khedirën janë transformu­ar shpesh në gjëra serioze, prandaj në Torino nuk janë të qetë dhe nuk kanë vonuar që të reagojnë. Brozoviç- Kuadrado Për të mos u kapur në befasi, duke qenë se të paktën Klaudio Markizio do të qëndrojë një muaj jashtë, drejtori i përgjithsh­ëm bardhezi, Xhuzepe Marota, ka hapur menjëherë bisedimet me Interin për të tentuar që të afrojë në Torino Marselo Brozoviçin. Mesfushori kroat u tentua edhe një muaj më parë nga ana e kampionëve të Italisë në fuqi, por pa rezultat. Gjithsesi, me këto probleme fizike që kanë nisur të jenë në rend të ditës, Juventusi do të tentojë që të bëjë sot një tjetër afrim në mesfushë dhe Brozoviç është i përzgjedhu­ri. Për interistin, ata kanë ofruar një shkëmbim kokë më kokë, të paktën deri në verën e ardhshme, me Huan Kuadradon. Kolumbiani është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Spaleti dhe ndoshta sot mund të jetë një ditë e rëndësishm­e për të mbyllur këtë shkëmbim, duke qenë se në orët e fundit të merkatos të gjithë do të tentojnë që të korrigjojn­ë diçka në ekipet e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania