Panorama (Albania)

Lopetegui, Asension si 9 fals kundër Italisë

-

Kombëtarja spanjolle u stërvit për herë të tretë që kur është grumbullua­r këtë javë në kompleksin "Las Rozas" për përgatitje­n e dy kualifikue­seve të radhës së Botërorit, e para kundër Italisë të shtunën, e cila do të zhvillohet në "Santiago Bernabeu", në orën 20: 45. Trajneri Hulen Lopetegui punoi mbi formacione të ndryshme në një ndeshje 60- minutëshe, 11 kundër 11, njëra prej të cilave përfshinte Marko Asension në majën e sulmit, me Kokenë, Busketsin, Iniestën, Iskon dhe David Silvën në mesfushën me 5 vetë. Talenti i Realit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në skuadrën e Zidanit, i ka shtuar aksionet e tij për të luajtur përballë Italisë, duke bërë që Lopetegui të provojë edhe një skemë me të, si 9 false, dhe duke mbipopullu­ar mesfushën me pesë lojtarë.

- Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat përbëheshi­n nga këta futbollist­ë: Reina; Karvahal, Bartra, Naço, Alba; Tiago Alkantara, Saul, Iniesta; Silva, Morata dhe Pedro. Përballë tyre ishin De Gea; Azpilikuet­a, Pike, Ramos, Monreal, Koke, Buskets, Isko, Deulofeu, Vija dhe Asensio. Të vetmin gol gjatë 30 minutave të para të kësaj ndeshjeje stërvitore e shënoi mesfushori i Atletikos, Koke. Në pjesën e dytë, tekniku Lopetegui aktivizoi edhe Kepa, Lukas Vazkuez, Suso dhe Aspas dhe formacione­t në fushë ndryshuan si më poshtë: De Gea; Azpilikuet­a, Pike, Ramos, Monreal; Saul, Buskets, Iniesta; Silva, Vija dhe Isko përballë Kepa; Karvahal, Pike, Bartra, Hordi Alba; Tiago, Koke, Suso; Aspas, Morata dhe Lukas.

Stërvitja Sa herë që afrohen grumbullim­et e kombëtarev­e, klubet mbajnë frymën, pasi rreziku i dëmtimeve, aq më shumë në një fazë si kjo, ku kampionate­t sapo kanë nisur dhe gjendja nuk është optimale, janë tepër të mëdha.

Dhe Juventusi është një nga skuadrat që po e vuan më tepër këtë. Pas problemit që frenoi Klaudio Markizion, në gjurin e operuar dy herë në dy sezonet e fundit, dje ka ardhur një lajm i hidhur nga qendra stërvitore e përfaqësue­ses së Gjermanisë. Sami Khedira ka hasur një problem në gju, një ënjtje, e cila e ka detyruar që të mos marrë pjesë në stërvitjen e djeshme. Pa dyshim që ky problem nuk do t'i lejojë atij që të jetë në fushë, në ndeshjen e nesërme kundër Republikës Çeke, ndërsa për atë të së hënës, ndaj Norvegjisë, duhet pritur ende. Stafi mjekësor i Gjermanisë është vënë menjëherë në punë dhe nga Torino kanë kërkuar menjëherë informacio­ne në lidhje me gjendjen e futbollist­it të tyre. Pa dyshim që me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania