Panorama (Albania)

Insinje shkakton tension tek Italia

-

Një ndeshje si ajo kundër Spanjës duhet pritur me qetësi dhe me shpresën se armët më të forta që një skuadër ka duhet të jenë gati për t'u shkrepur. Ndoshta, në një duel që mund të vendosë biletën direkte për në Botërorin 2018 nevojitet edhe ndonjë surprizë, por ajo që ka testuar dje trajneri i "axurrëve", ka zhgënjyer dhe ka përhapur tension në kombëtare. Nëse ndryshimi i skemës nga 3- 5- 2 në 3- 4- 3, apo në 3- 4- 1- 2, siç është provuar dje, mori aprovimin e shumicës së grupit, risitë në formacion që janë testuar kanë qenë ato që nuk janë pëlqyer. Xhampiero Ventura po mendon që të lëshojë në sulm dyshen muskuloze Beloti- Imobile, të mbështetur nga Verrati, i cili do të lërë mesfushën dhe do të spostohet shumë më pranë sulmit. Kjo bën që jashtë të mbetet Lorenco Insinje. Sulmuesi i Napolit nuk e ka pritur mirë këtë fakt, duke qenë se duke parë atë që ai ka bërë në "play-off"- et e Ligës së Kampioneve dhe në dy javët e para të kampionati­t, ai ka treguar se është lojtari italian më në formë. Me spostimin e Verratit përpara, që i zë vendin Insinjes, Ventura kërkon t'i japë çelësat e mesfushës Rikardo Montolivos, një zgjedhje kjo që nuk është mirëpritur. Kjo, pasi për një ndeshje si ndaj Spanjës, e cila luan në shpejtësi, loja e kujdesshme, por njëkohësis­ht e ngadaltë e milanistit, që duket se ka rigjetur formën, nuk pëlqehet nga shumë prej senatorëve dhe specialist­ëve. Vetë Insinje ka qenë i pari ai që ka shprehur nervozizëm dhe ndoshta diçka e tillë nuk i bën mirë ambientit përpara supersfidë­s së Grupit G, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania