Panorama (Albania)

Roben karikon shokët: Po u trembët, qëndroni në shtëpi

-

Kapiteni i Holandës, Arjen Roben, i ka karikuar shokët e skuadrës që të mos i nënvlerëso­jnë aftësitë e tyre dhe të besojnë në potenciali­n për të mundur Francën sot dhe rikthyer shanset e tyre të kualifikim­it në Botëror. "Tulipanët" renditen në vendin e tretë në Grupin A, tre pikë pas bashkëkrye­suesve të Francës dhe Suedisë dhe një humbje e dytë ndaj skuadrës së Deshampit, mund t'i shuante përfundimi­sht shpresat e tyre për një vend në finalet e Botërorit të Rusisë verën e ardhshme. "Sigurisht që sa i përket cilësisë, Franca ka një skuadër shumë të mirë, por unë nuk dua të flas për ta. Ne nuk duhet të mendojmë se nuk jemi mjaftueshë­m të fortë. Duhet të kemi besim në cilësitë tona dhe të besojmë se mund t'i mundim", tha Roben. "Unë jam gjithnjë optimist. Dakord, e pranojmë se do të jetë e vështirë, sepse Franca ka një skuadër më të mirë. Por nëse mendon kështu, atëherë më mirë qëndro në shtëpi dhe mos dil fare në fushë", shtoi asi i Bajernit. "Ne duhet të shkojmë në Paris me vetëbesim. Është pak a shumë si situata në Botërorin e 2014- s. Nëse beson në diçka dhe ke urinë e nevojshme, atëherë mund të shkosh larg". Holanda e nënvlerësu­ar fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e fundit në Brazil, pavarësish­t se u kritikua për ndryshimin e qasjes së saj taktike. Por, ata dështuan që të kualifikoh­eshin në Europianin e 2016- s dhe janë në një pozicion aspak komod në këto kualifikue­se. Humbja në Sofje kundër Bullgarisë në mars, i kushtoi trajnerit Dani Blind stolin dhe në vend të tij, u rikthye Dik Advokat. "Dua të shoh besim dhe jo frikë", përfundoi 33- vjeçari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania