Panorama (Albania)

Del video e vrasjes së gjyqtares, vajza: Babai nuk meriton të marrë as frymë

FLET PARUKIERJA: ISHTE TEK UNE PARA KRIMIT

-

Familjarë, miq, të afërm, kolegë e fqinjë i dhanë dje lamtumirën e fundit gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, e vrarë nga ish- bashkëshor­ti tri ditë më parë.

Nëna e dy fëmijëve, që u ekzekutua në mes të ditës nga ish- bashkëshor­ti, u përcoll dje për në banesën e fundit. Arkëmorti me trupin e 39- vjeçares u nis dje në orën 15: 00 drejt varrezave të Sharrës, nga pallati ku ajo jetonte në një apartament me qira, pranë shkollës “Xhezmi Delli”. Motra e saj e vetme, prindërit dhe dy fëmijët u ngushëllua­n nga dhjetëra e qindra të afërm, miq e kolegë të Fildesit, që nuk gjenin dot fjalët përballë lotëve të tyre. Të gjithë e cilësuan një krim të paralajmër­uar, por për familjen e saj, një ngjarje e tillë, vështirë që gjendet forcë për ta përballuar. Nën zë ata përsërisin frazën identike: “E dinim që kështu do të ndodhte”, e me zë përgjegjës­inë ua lënë organeve të drejtësisë, që nuk e mbështetën kurrë, edhe pse ajo nuk reshti duke kërkuar ndihmë. Dikush mallkon ish- bashkëshor­tin, e dikush tjetër fajëson edhe veten që nuk mundi të parandalon­te këtë ngjarje. “Të gjithë kemi faj për këtë që ndodhi. Jo vetëm shteti. Kemi faj edhe ne. Kam faj edhe unë, që nuk iu gjenda dot pranë, nuk e këshillova sa duhet”, shprehet një prej mikeshave të saj. Ndërsa për të afërmit kjo është edhe më e rëndë. Ndonëse ishin në dijeni të dhunës e kërcënimev­e të vazhdueshm­e, ata nuk e bindën dot që të jetonte pranë tyre. Për ta nuk ka kuptim që një njeri, i cili kishte tentuar ta vriste 2 vjet më parë, nuk u mbajt në burg, por u dënua minimalish­t, madje përfitoi edhe nga amnistia. Sipas të afërmve, kjo tregon se nuk ka funksionua­r asgjë në këtë sistem.

TE AFERMIT Një ngjarje që mund të ishte parandalua­r, nëse ankesat e vazhdueshm­e të 39-vjeçares nuk do të kishin rënë në vesh të shurdhër. Kështu e cilëson një nga kushërinjt­ë e ardhur nga Shkodra, vrasjen e Fildesit. “Shteti në këtë drejtim nuk po bën asgjë. Ka një pasiguri të theksuar për njeriun mbi të gjitha, pavarësish­t grua apo burrë. Jo se ka ndodhur me gra kjo dhunë në familje në mënyrë të hatashme, por të ndodhë edhe me personalit­ete, kjo nuk duhet pranuar. Kjo ngjarje për mua është dobësi e shtetit”, shprehet djali i tezes së saj. Ndërsa një tjetër kushëri i saj thotë se ishte me fat kur shpëtoi nga plumbat dy vite më parë në Golem. Por këtë herë ish- bashkëshor­ti i mori jetën, edhe pse ngjarja sipas tij mund të ishte evituar. “Për mendimin tim, shteti ka pasur mundësi për ta evituar këtë ngjarje. Ai kishte mundësi që ta vriste që në fillim. Që kur ndodhi ajo ngjarja e parë në Golem. Fati i saj, shpëtoi”, shprehet ai. Djali i tezes së gjyqtares së Shkodrës thotë se ajo ishte ankuar vazhdimish­t për dhunën sistematik­e. Ndërsa ai dhe shumë të afërm të tjerë i kishin kërkuar që ajo të kthehej për të jetuar në Shkodër, pasi do ta mbronin ata. Por Fildesi nuk kishte pranuar, për shkak edhe të fëmijëve që i kishte në shkollë në Tiranë. “Ajo është ankuar vazhdimish­t dhe me shumë të drejtë. Ka pasur një dhunë sistematik­e. Këtu është dashur që të vërë dorë shteti. Në Golem të Durrësit e ka ndjekur me armë në mes të plazhit, në mes të njerëzve që ta vriste. E kanë kapur dhe në fund të fundit e kanë dënuar me 2 vjet a 3 vjet burg. Pastaj ka fituar nga amnistia. Kjo tregon se shteti nuk funksionon. Si lihet ky njeri i lirë në këtë mënyrë? Pra, ka një shkelje totale të ligjeve. ‘ Të lutem hajde në Shkodër. Do të të gjejmë një shtëpi. Ke gjithë njerëzit e tu atje. Do të të mbrojmë e do të të shoqërojmë ne meqenëse shteti nuk të mbron’, i kam thënë, por ajo nuk erdhi”.

 ??  ?? Gjyqtarja Fildes Hafizi
Gjyqtarja Fildes Hafizi
 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë ceremonisë mortore
Dje gjatë ceremonisë mortore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania