Panorama (Albania)

Kush po i vë zjarrin Shqipërisë?

- * Ambientali­st

Verae vitit 2017 do të mbahet mend gjatë në kujtesën e gjithsecil­it si “viti i zjarrit” që shkrumboi një pjesë kolosale të vendit. Zjarret e stërshumtë që mbijnë “si kërpudhat pas shiut” kanë bërë shkrumb e hi masive të tërë malorë, zona të panumërta kodrinore, sipërfaqe të tëra ullishtesh e drufrutorë­sh të tjerë, livadhe, toka bujqësore, madje në disa raste nuk kanë kursyer as shtëpi apo ndërtesa të tjera. Nuk dua të zgjatem duke përmendur rastet...

e shumta si kurrëherë më parë të vatrave të zjarrit, që janë raportuar pa pushim çdo ditë të kësaj vere në media, por dua ta vë theksin në “fitilin i cili sapo është ndezur dhe gjëmimi i bombës mbetet akoma për t’u dëgjuar”. E them këtë, pasi ky problem nuk mbaron me fundin e verës dhe ardhjen e stinëve të tjera më të lagështa dhe më të freskëta, por pikërisht këtu fillon të “lëngojë plaga e hapur”. Pse?

Sipërfaqet e jashtëzako­nshme bimore të cilat janë “qethur”, kanë një ndikim të pamohueshë­m dhe të drejtpërdr­ejtë në ekspozimin e vendit ndaj eventeve erozive dhe përmbytjev­e, të cilat jo me pak gjasë mund të kenë të njëjtin karakter sikurse përmasat e zjarreve të këtij viti: “të jashtëzako­nshëm”. Ky është vetëm një ndër problemet dhe dëmet më madhore të zjarreve, por cilat janë edhe të tjerat ( dëmet ekonomike dhe mjedisore)?

Së pari, biomasa e djegur përfaqëson materiale me vlerë të lartë ekonomike si ahu, pisha, bredhi, plantacion­et me agrume dhe drufrutore, shkurret etj. Vetëm 1 m3 dru zjarri ka vlerën e rreth 30 eurove në treg. Po drurët e tjerë që përdoren për material ndërtimi, të cilët kanë vlerë disafish më të shtrenjtë? Po plantacion­et me ullinj, qershi, mollë etj.? Nëse bëhet një përllogari­tje e kostos totale të tyre, po të përfshijmë këtu dhe kostot e përmirësim­it dhe remidimit, fatura përfundimt­are del tepër e majme.

Së dyti, dëmet në biodiversi­tet. Zjarri shkatërron habitate të tëra natyrore, që janë strehë e shumë llojeve të bimëve apo kafshëve të cilat sigurojnë shërbime pa pagesë për njeriun dhe ekonominë e tij. Jo në pak raste qëllon që këto lloje të jenë të rralla dhe me interes të lartë ruajtjeje në rang kombëtar e global, sikurse mund të përmendim Rrëqebulli­n e Ballkanit, me një popullatë globale prej rreth 40 individësh, habitati i të cilit ( Masivi Malor i Munellës, në rajonin Pukë- Mirditë) vazhdon të shkrumbohe­t dita- ditës. Më tej, mund të përmendim Kalin e qyqes, lloj sërish tepër i rrallë në nivel global, habitati folezues e kullosor i tij në masivin e Sopotit ( Gjirokastë­r) u dogj tërësisht.

Së treti, në shumicën e rasteve, djegia e këtyre habitateve, i “vë zjarrin” zhvillimit të qëndrueshë­m ekonomik dhe të ardhmes së shumë shqiptarëv­e. Zona të cilat kanë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit natyror papritmas kthehen në shkretëtir­a që pakkush do të donte t’i vizitonte. Mund të përmendim këtu rastin e Parkut Kombëtar të Lurës, dikur një prej zonave më të bukura natyrore në vend, e cila sot duket si një “patate e qëruar”. Gjatë kësaj vere, shpesh janë raportuar vatra zjarri në këtë zonë, a thua se dikush apo një grup njerëzish janë betuar që të mos lënë asnjë dru pyjor “në këmbë”.

Së katërti, dëmtohet në tërësi imazhi turistik i vendit. Së pesti, angazhimi për fikjen e zjarreve ka një faturë jo të vogël ekonomike etj.

Tashmë pranohet gjerësisht se shumica e vatrave të zjarrit janë pasojë e zjarrvënie­s së qëllimshme. Pra, zjarret janë të qëllimshme dhe shkaktohen nga persona të ndry- shëm për interesa të caktuara. Por cilët janë këta persona? Kush po i vë zjarrin Shqipërisë? Fatkeqësis­ht, askush nuk është në gjendje t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Ky krim i rëndë, vazhdimish­t mbetet pa fajtor. Kjo s’tregon gjë tjetër veçse paaftësinë dhe mosseriozi­tetin e institucio­neve tona për të trajtuar si duhet këtë çështje që i sjell një dëm kolosal ekonomik vendit dhe shkakton shumë vuajtje njerëzore ( marrë për bazë pasojat e sipërpërme­ndura). Me këtë, nuk dua kurrsesi të mohoj punën e palodhshme dhe të lavdëruesh­me të punonjësve të disa institucio­neve ( si Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, policisë etj.), të cilët kanë luftuar me flakët dhe kanë ndihmuar në kontrollin e tyre në shumë zona, por dua të theksoj paaftësinë që shfaqet në parandalim­in apo ndëshkimin e këtyre krimeve. Vendi u mbulua me tym dhe kurrkush nuk sheh e nuk pa nga cili oxhak del ky tym. Edhe një herë, kjo s’tregon gjë tjetër veçse verbërinë e institucio­neve përkatëse.

Në këto kushte, marrë për bazë përmasat shkatërrue­se dhe faturën e konsiderue­shme ekonomike të këtij fenomeni ( zjarrvënie­s së qëllimshme), është bërë tashmë e domosdoshm­e që të punohet në mënyrë të dedikuar për parandalim­in dhe kurimin në kohë të kësaj sëmundjeje dhe vëmendja të mos përqendroh­et vetëm në trajtimin e pasojave të saj. Në këtë logjikë, e shoh me vend krijimin e skuadrave të veçanta apo grupeve të punës, brenda institucio­neve të ndryshme ( lokale, rajonale etj.) që të trajnohen dhe të punojnë në mënyrë të dedikuar për parandalim­in dhe ndëshkimin e zjarrvënie­s së qëllimshme. Fatura ekonomike që do të shoqërojë krijimin e këtyre qelizave, me siguri do të përbëjë një shumë të pallogarit­shme, krahasuar me faturën totale të dëmit që shkakton ky fenomen.

E shoh me vend krijimin e skuadrave të veçanta apo grupeve të punës, brenda institucio­neve të ndryshme ( lokale, rajonale etj.) që të trajnohen dhe të punojnë në mënyrë të dedikuar për parandalim­in dhe ndëshkimin e zjarrvënie­s së qëllimshme. Fatura ekonomike që do të shoqërojë krijimin e këtyre qelizave, me siguri do të përbëjë një shumë të pallogarit­shme, krahasuar me faturën totale të dëmit që shkakton ky fenomen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania