Panorama (Albania)

Forumi i Macron, Rama: Prioritet, ekonomia e dijes

"Shqipëria nuk duhet të përfaqësoj­ë më korrupsion­in e kriminalit­etin, por kreativite­tin dhe inovacioni­n"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ishte dje i ftuar në Global Positive Forum, një event i organizuar në Paris, nën kujdesin e Presidenti­t Manuel Macron, me temë "Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim". Gjatë fjalës së tij, Kryeminist­ri Rama tha se prioriteti i Qeverisë së tij është anëtarësim­i në BE dhe ekonomia e dijes. "Në pozicionin tim, në majën e Qeverisë, me kaq shumë ambicie për vendin tim, me aq shumë dëshirë që ambiciet dhe talentet e popullit tonë të përmbushen, çfarë konsideroj unë si elementin më të rëndësishë­m të ekonomisë moderne? - Është dija. Nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes", u shpreh Rama në këtë forum. Më pas kreu i Qeverisë ka marrë pjesë në një pritje që është zhvilluar në Pallatin Presidenci­al nga Emanuel Macron, të cilin e ka shoqëruar me një status në "Twitter": "Një mbrëmje miqësore në Pallatin Presidenci­al në Paris! Merci de cette soirée amicale @ EmmanuelMa­cron!". EDI RAMA

Ky vit ishte një vit zgjedhjesh, si në vendin tim, ashtu dhe në tuajin. Te ne, partia ime dhe unë fituam, në tuajin ishte bota që fitoi. Sa ndryshe do të ishin ndjerë miliona njerëz nëpër botë, nëse kjo tokë e madhe e lirisë, vëllazëris­ë dhe barazisë do t'ia dorëzonte politikën të djathtës ekstreme? Por, kështu populli francez na dha shpresë, ndërsa Presidenti­t tuaj i dha përgjegjës­inë e madhe që të drejtojë vendin në këto kohë të vështira, ashtu sikurse shqiptarët më dhanë të njëjtën përgjegjës­i mua.

Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegje­t më të mëdha që populli mund t'i japë dikujt. Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore:

- A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t'u bëjë ballë këtyre sfidave?

- A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?

Nuk është e lehtë, padyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientues.

Në zemër të gjithë kësaj është gjithmonë ekonomia dhe u ndjeva shumë i nderuar kur dhe Jacques Attali më kërkoi që të ndaja me ju sot vizionin tim mbi ekonominë pozitive.

Në fund të fundit, çfarë nënkuptojm­ë me "ekonomi"?

Nënkuptojm­ë njerëz. Nënkuptojm­ë njerëz që veprojnë, blejnë dhe shesin mallra e shërbime.

Nënkuptojm­ë sipërmarrë­s që kanë ide dhe i realizojnë ato, që krijojnë vende pune dhe plotësojnë nevojat e të tjerëve.

Nënkuptojm­ë qeveritë që hedhin themelet për zhvillim dhe krijojnë vende pune dhe pasuri me sisteme tatimore, të cilat më pas bëjnë të mundur investimin e duhur në të mirën publike, në shkolla, në spitale, në rrugë, në financimin e policisë dhe të ushtrisë që luftojnë kundër krimit dhe terrorizmi­t dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt.

Pra, e shikoni çfarë dua të them me të qenit "në zemër të gjithçkaje"? Gjithçka prekim. Gjithçka që na prek. Gjithçka që dëshirojmë për të ardhmen. Është e komplikuar, sigurisht. Vërini bashkë në një dhomë dy ekonomistë dhe pa kaluar shumë kohë, ata do jenë në kundërshti­m me njëri- tjetrin.

Por, në pozicionin tim, në majën e Qeverisë, me kaq shumë ambicie për vendin tim, me aq shumë dëshirë që ambiciet dhe talentet e popullit tonë të përmbushen, çfarë konsideroj unë si elementin më të rëndësishë­m të ekonomisë moderne? - Është dija.

Në fund, nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes.

E kjo, në një botë të përcaktuar nga ritmi i ndryshimit, jo vetëm me atë që ne dimë tani, ose mendojmë se dimë, por në një botë të përcaktuar nga mënyra sesi ne parashikoj­më botën të ndryshojë në të ardhmen dhe sesi ne përshtatem­i me gjithë këtë. Është e vështirë për fëmijët tanë që të imagjinojn­ë një botë pa telefon, pa celular e internet, ashtu siç ishte e vështirë për brezin tim që të imagjinoni­m një botë pa au- tomjete, edhe pse në Shqipërinë komuniste ishte e thjeshtë ta imagjinoje, por të paktën, e dinim që ekzistonin.

Pra, me valën e ardhshme të automatizi­mit, të robotikës, inteligjen­cës artificial­e që na pret, si mund t'i kapim ne mundësitë që na ofrojnë dhe të menaxhojmë të gjitha kërcënimet që na kanosen?

Sepse, teksa teknologji­a përparon dhe dija bëhet më komplekse, është e mundur të imagjinojm­ë atë që deri tani ishte e paimagjinu­eshme, për ta bërë atë reale dhe për ta vënë në dobi të njerëzve.

Kur muret e regjimit komunist izolues ranë, një në tre shqiptarë u largua nga vendi. Të privuar që më parë nga kontaktet me pjesën tjetër të botës, papritmas, e gjendëm veten edhe të privuar nga fuqia punëtore, për të cilën kishim nevojë që ta çonim vendin tonë në epokën moderne. Ndaj dhe ky i yni ishte një udhëtim i vështirë.

Në momentin që të gjithë ikën, ky ishte një problem, por sot diaspora është një prej pikave tona të forta, jemi shumë krenarë për bashkëkomb­ësit që janë dalluar në dhe të huaj për artet, shkencën e teknologji, e ata, janë lidhja më e mirë që kemi me botën. Shumë prej tyre janë rikthyer në shtëpi dhe na mundësojnë të mësojnë nga ajo që ata kishin mësuar.

Më lejoni t'ju jap një shembull:

Ju të gjithë e njihni krizën e madhe financiare në Greqi. Shumë shqiptarë kishin shkuar të punonin atje. Ndërsa puna e tyre pakësohej si rezultat i krizës, shumë prej tyre u kthyen në vendlindje. Në vetëm katër vjet, forca jonë e punës u rrit me 5%.

Tani, për t'u kthyer në historinë e atyre dy ekonomistë­ve që nuk bien dakord me njëritjetr­in, unë mund t'ju siguroj, se të paktën njëri prej tyre do të thoshte se kjo do të çonte në mënyrë të pashmangsh­me në një rënie pagash dhe një shkallë më të lartë të papunësisë, sepse do të kishim më shumë njerëz që konkurrojn­ë për të njëjtën lloj pune që kërkon një nivel të ulët aftësish.

Por, e dini se çfarë ndodhi? Shqiptarët që kishin punuar në bujqësi në Greqi dhe dinin se si të shfrytëzon­in serat, kur u kthyen, zhvilluan tokat e tyre. Ne nuk kishim sera deri për- para pak kohësh. Këta sipërmarrë­s të rinj bujqësorë kultivuan tokat e tyre dhe më pas filluan të eksportojn­ë produktet e tyre.

Shumë shqiptarë të tjerë, që jetuan në Greqi, punuan në turizëm dhe janë të pasur me dije për këtë sektor e me një goditje të vetme, befas, kemi parë të hapen gjithmonë e më shumë hotele dhe restorante te ne.

Shkurtimis­ht, në vend të depresioni­t që kishim frikë se do të na prekte pas krizës greke, pamë një përshpejti­m të rritjes, investimev­e dhe një hov punësimi. Ja pra, ekonomia pozitive dhe ky akumulim pozitiv i dijeve njerëzore, ishte në gjendje të krijonte begati dhe mirëqenie, falë ndryshimit e transferim­it të dijeve.

Përtej debatit politik mbi ekonominë e konsumit dhe kërkesës, nisma, individi dhe sipërmarrë­si, duhet të jetë në qendër të ekonomisë pozitive dhe kjo është gjithmonë e pamundur, deri në momentin që nuk e bëjmë. Shqipëria nuk duhet të përfaqësoj­ë më korrupsion­in e kriminalit­etin, por kreativite­tin dhe inovacioni­n. E pamundur? Atëherë le ta bëjmë! E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimet po ndodhin që tani!

Është e qartë për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe për të tjerët, se ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni të orientohem­i në pikat tona të forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësoh­et nga një imazh i ri dhe njerëzit të na shohin për atë që jemi dhe atë që ne e dimë që mund të bëhemi.

Shqipëria në BE, e pamun- dur... ju jeni të sigurt?! Atëherë le ta bëjmë realitet! Dhe më lejoni t'ju them se përse shpresoj që kjo të ndodhë, përse mendoj që kjo do të jetë një e mirë për Shqipërinë dhe gjithashtu për Europën.

Historikis­ht, ne jemi organizuar mbi formën e tribuve dhe fiseve, e më pas, natyrisht, të shtetit komb. Konsolidim­i i shteteve kombe shpesh ka tejkaluar të gjitha normat dhe ka krijuar sfida të panumërta në Ballkan, pasi shpesh ky territor ishte i përbërë nga njerëz me identitet dhe etni, me gjuhë e fe të ndryshme.

Kush e njeh historinë e Ballkanit, e di që në rajonin tonë kemi përjetuar një histori veçanërish­t të vështirë. Se në çfarë pike kjo sfidë ishte e vërtetë, e kemi parë në luftërat, që s'ka shumë kohë që ndodhën në Jugosllavi, në vitet 1990.

Vendet post- jugosllave që e pasuan janë shndërruar në vende stabël dhe paqësore. Më lejoni t'ju them se sot, Shqipëria e Serbia kanë shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetëm pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra Kryeminist­ër, përpara pak vitesh.

Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE- së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj. Edhe një herë, siç e kam thënë me admirim dhe përulje, nuk besoj se njerëzimi ka njohur ndonjëherë në historinë e tij një program ekonomik e politik më ambicioz se BE- ja.

Procesi për të arritur deri këtu ka qenë i trazuar, ka tejkaluar kriza të mëdha, ka njohur shumë ulje e ngritje, si Brexit në këtë moment. Në këtë çast jemi në një pikë të ulët, por projekti europian nuk është ndërprerë dhe nuk do të ndërpritet ndonjëherë, besoj unë.

Ne e duam Europën, ne duam t'i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuoj­më për rritjen e këtij suksesi të pabesueshë­m që përfaqëson BE- ja dhe duke thënë këtë, nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Brexit apo jo, e di që jemi ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, që jemi takuar në këtë orë me marshimin e historisë, jemi të rrethuar nga vendet e BE, Kroacia, Hungari, Bullgari, Rumania, Greqia e Italia. Jemi 6 vende në zemër të Europës, të lidhur kulturalis­ht me botën që na rrethon, vende që aspirojmë për një shkëmbim më intensiv dhe besojmë në një union më të madh e më të fortë me të cilin të mund të ndërveproj­më, nga i cili mund të mësojmë dhe tek i cili mund të kontribuoj­më.

Për ta mbyllur, do të doja të thoja që nëse ka një revolucion pozitiv që mund të ndodhë, ai është revolucion­i që duhet të lejojë të gjithë fëmijët e këtij kontinenti, qoftë ai që lind në Francë apo në Ballkan apo diku tjetër, që të jetë një tjegull më shumë në çatinë e BE- së. Nëse për vendet tona mund të ketë një Europë që ecën me shpejtësi të ndryshme, për fëmijët tanë duhet të ketë një Europë e vetme, me një shpejtësi të vetme, për të gjithë ata!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rama në Global Positive Forum
Rama në Global Positive Forum

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania