Panorama (Albania)

Si u la i lirë ish- burri që vrau gjyqtaren në Tiranë

Prokuroria kërkoi rritjen e dënimit për ngjarjen në Golem

-

Marrëdhëni­a e komplikuar e gjyqtares Fildez Hafizi me ishbashkës­hortin e saj, Fadil Kasemi, kishte kaluar disa herë në dyert e drejtësisë dhe policisë.

Autori i vrasjes së gjyqtares kishte përfituar dy herë nga drejtësia, së pari me dënim të ulët për tentativën e vrasjes së 39- vjeçares në sy të fëmijëve në Golem, dhe së dyti, me lirim para kohe nga amnistia, duke mos kryer plotësisht as dënimin e dhënë. Fadil Kasemi u lirua në janar 2017, duke dalë nga burgu para kohe, kur i kishin mbetur pa vuajtur 11 muaj e 8 ditë burg. Vrasësi i gjyqtares, përfitoi nga amnistia e miratuar në dhjetor 2016. Dosja në fjalë ndodhet në Gjykatën e Lartë, ku Prokuroria ka bërë rekurs, duke kërkuar dënimin me 5 vjet burg e jo tri vjet burg, siç kishte vendosur Gjykata e Kavajës. Organi i akuzës kishte kërkuar 4 vjet burg për të akuzuarin, për kërcënim me armë ndaj gjyqtares në sy të fëmijëve, në plazhin e Golemit në vitin 2015. Dhe duke qenë se Gjykata dha një dënim më të vogël, Prokuroria kundërshto­i, fillimisht në Apelin e Durrësit e më pas në Gjykatën e Lartë. Pavarësish­t qëndrimit të Prokuroris­ë, Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 14 shtator 2016, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës. Pas këtij vendimi, Prokuroria nuk ndryshoi qëndrim, por bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më datë 10 tetor 2016. Prokurori i Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, kërkoi dënimin me 5 vjet burg për shtetasin Fadil Kasemi, për akuzën armëmbajtj­e pa leje dhe 3 vjet burg për akuzën e dhunës në familje. “Në bashkim të dënimeve u kërkua dënimi me 7 vjet e 3 muaj burg dhe në aplikimin e neni 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e këtij dënimi me 1/ 3 e tij dhe përfundimi­sht, dënimin me 5 vjet burg”, thuhet në pretencën e Prokuroris­ë. Ky dokument i organit të akuzës, duket se ka evidentuar edhe rrezikshmë­rinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur në korrik 2015, kur 53- vjeçari kërcënoi me armë gjyqtaren në sy të fëmijëve.

REKURSI I PROKURORIS­Ë “Në masën e dënimit, Gjykata duhej të vlerësonte sidomos rrezikshmë­rinë e lartë të veprimeve të kryera nga i pandehuri, elementët e anës objektive, të cilat kanë qenë në kufirin e kryerjes së krimit të vrasjes në tentativë të së dëmtuarës”, theksohet në rekursin e Prokuroris­ë së Apelit Durrës. Kjo e fundit, duket se që në 2016, ka vlerësuar rrezikshmë­rinë e veprimeve të kryera nga Fadil Kasemi, duke kërkuar rritjen e masës së dënimit ndaj tij. “Masa e dënimit, dhënë nga Gjykata për të gjykuarin, ka qenë në kundërshti­m me kërkesat e parashikua­ra nga nenet 47 të Kodit Penal, në mënyrë të veçantë me rrezikshmë­rinë e lartë të krimeve të kryera si dhe vetë të gjykuarit”, theksohet më tej në rekursin e organit të akuzës. Ky rekurs ende nuk ishte shqyrtuar nga Gjykata e Lartë. Rritja e dënimit për të akuzuarin, nga ana e gjykatave, sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria, automatiki­sht mund ta përjashton­te Fadil Kasemin nga përfitimi i amnistisë. Kjo, pasi në momentin e zbatimit të këtij ligji, 53 vjeçari do të duhej të kryente më shumë vite burg sesa kufiri dyvjeçar që përcaktont­e ligji i amnistisë, si përfitim për të gjithë të dënuarit, të cilët nuk ishin akuzuar për krime shumë të rënda.

 ??  ?? Faksimile e rekursit të Prokuroris­ë
Faksimile e rekursit të Prokuroris­ë
 ??  ?? Fadil Kasemi gjatë arrestimit
Fadil Kasemi gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania