Panorama (Albania)

Çfarë filmuan kamerat, burri e vrau gjyqtaren pa bërë asnjë debat

Hetuesit: Fadil Kasemi e ruante nga pas makinës, e qëlloi me armë dy herë nga dritarja gjysmë e hapur

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi duket se ka qenë një krim i paramendua­r dhe i planifikua­r në detaje nga ish- burri i viktimës, shtetasi Fadil Kasemi. Ky i fundit rezulton se i kishte zënë pritë ishbashkës­hortes, të cilën e ka qëlluar me pistoletë pa shkëmbyer me të asnjë fjalë.

Burime të konfirmuar­a nga grupi i hetimit kanë thënë se administri­mi i provave në vendin e ng- jarjes, pyetja e dëshmitarë­ve dhe verifikimi i kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen, ka zbardhur di- namikën e krimit të rëndë. Bazuar në këtë dinamikë që ka nisur të ndërtohet tashmë nga grupi hetimor, rezulton e përjashtua­r mundësia e vrasjes së gjyqtares si pasojë e një debati të çastit me ishbashkës­hortin. Bazuar në pamjet e kamerave dhe në dëshmitë e mbledhura, 53vjeçari rezulton se e ka ndjekur gjyqtaren në lëvizjet e saj. Pasi viktima ka hyrë në parukeri, duke parkuar automjetin para derës së këtij ambienti, Fadil Kasemi ka qëndruar në distancë. Ai ka ndjekur lëvizjet e ish- gruas nga një distancë prej 15- 20 metrash. Kamerat e sigurisë dhe dëshmitarë­t kanë zbardhur faktin se kur gjyqtarja ka dalë nga parukeria dhe është drejtuar për tek automjeti i saj, autori i krimit, Fadil Kasemi, ka qenë në një distancë 10 metra në drejtimin nga pas automjetit. Me qëllimin për të mos rënë në sy, ai është afruar nga ajo anë, pra nga drejtimi që vinte nga pas makinës, duke nxjerrë edhe armën e krimit. MEKANIZMI I VRASJES

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket viktima që del nga floktorja dhe hipën në makinë. Ajo ishte duke vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që xhami i dritares së shoferit ishte gjysmë i hapur. Autori, i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e makinës, afrohet me shpejtësi dhe e qëllon menjëherë viktimën. Dëshmitarë­t dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se mes gjyqtares dhe ish- bashkëshor­tit të saj nuk ka pasur kurrfarë komunikimi apo debati. “Nga pamjet filmike duket se autori i dyshuar qëllon dy herë dhe duket se nuk kanë pasur asnjë komunikim. Pra, goditjet janë bërë menjëherë”, tha dje një burim nga hetimi. Sipas tij, goditjen e parë autori i ngjarjes e ka qëlluar nga një largësi rreth 20 centimetra, ndërsa të dytën më afër. Ky mozaik i ngjarjes është formësuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë, marrja në pyetje e dëshmitarë­ve dhe kombinimi i këtyre të dyjave me provat e fiksuara në vendin e krimit. Bazuar në të gjitha këto elemente, sipas Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, vrasja e gjyqtares 39vjeçare Fildes Hafizi ka qenë e paramendua­r dhe e planifikua­r në detaje nga ishbashkës­horti i viktimës. Prokuroria përjashton të paktën për momentin mundësinë e vrasjes për shkak të ndonjë sherri apo debati të momentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania