Panorama (Albania)

Babai gjatë ceremonisë mortore: E dija që do të të vriste...!

-

TIRANE - Teksa arkivoli me trupin e pajetë të nënës së dy fëmijëve ishte nisur drejt banesës së saj të fundit, babai i Fildesit duket se nuk e ka mbajtur dot veten. I moshuari dëgjohej teksa përsëriste me zë të njëjtat fjalë. “E dija që do ma vriste”, përsëriste ai, duke mbajtur dorën në arkëmortin ku ndodhej e bija. Të tronditur, me dhimbje e lot në sy, dy fëmijët, vajza 16- vjeçare, djali 14- vjeçar, prindërit e të afërmit e përcollën atë në rrugën e saj të fundit dhe pa kthim. Të gjithë me radhë i dhanë lamtumirën 39- vjeçares, që iku me pengun e madh për të ardhmen e fëmijëve të saj. Gjithë paraditen e djeshme e deri pak minuta para se të niste ceremonia e varrimit, në banesën e saj, në zonën e “Xhamllikut”, hynë e dolën njerëz, të veshur me të zeza e me lule në duar. Shpesh dëgjoheshi­n të qara, sa herë që dikush futej në apartament­in në katin e dytë. Ndërsa fjalët ishin të pakta nga të gjithë. Dhimbja e trishtimi nuk mund të shprehej dot me fjalë. Megjithatë, vajza e saj, Melisa, arriti të shprehte atë që ndiente nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Por djali jo. Ai u mbajt më i fortë. Më shumë rrinte afër të motrës, e ngushëllon­te dhe e përqafonte duke i dhënë zemër për të vazhduar bashkë përpara. Për të realizuar atë ëndërr me të cilën i kishte ushqyer nëna e tyre. Të shkollohes­hin dhe të kishin një karrierë plot sukses, ashtu siç sapo e kishte nisur edhe ajo, por që babai i tyre ia preu në mes. Fildes Hafizi, 39- vjeçare, u qëllua për vdekje të enjten nga ish- bashkëshor­ti i saj, dhunën e të cilit e kishte denoncuar në të gjitha organet e drejtësisë. E megjithatë nuk ia doli dot të jetonte, edhe pse e kishte paralajmër­uar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania