Panorama (Albania)

“Babi ka qenë një monstër, s’meriton të marrë as frymë”

Vajza e Fildes Hafizit rrëzon alibinë e autorit: Mami rrinte me frikë kur ne iknim çdo fundjavë për ta takuar

-

Alibia e mundshme që mund të ngrihet nga Fadil Kasemi, si motiv për vrasjen e ishbashkës­hortes, duket se është hedhur poshtë nga e bija.

Argumenti se vrasjen mund ta ketë kryer pasi gjyqtarja 39- vjeçare nuk e lejonte t’i takonte fëmijët, vajza e tij e ka rrëzuar përmes një reagimi në Facebook.

Vajza 16- vjeçare e çiftit ka gjetur kohë që të falënderoj­ë të gjithë ata që i janë gjendur pranë. Ndërsa reagimin e saj në profilin e së ëmës ka vendosur ta “nënshkruaj­ë” duke përdorur mbiemrin e nënës së saj, Hafizi, dhe jo atë që mban nga babai. Ndonëse edhe shumë mikesha të Fildes Hafizit, të afërm e të njohur të saj, tregonin se ajo nuk i kishte penguar asnjëherë fëmijët që të takonin të atin pas divorcit, të gjitha këto i ka konfirmuar edhe vetë vajza. Ata që e njihnin gjyqtaren shprehen se ajo këmbëngult­e që fëmijët ta takonin, edhe pse ata nuk kishin më dëshirë. “Për të shmangur çdo mundësi për përplasje, apo për argument kundër saj nga ish- bashkëshor­ti, ajo thuajse i detyronte vajzën e djalin që ta takonin babanë e tyre. Pas dy incidentev­e të dhunshme e kërcënimev­e me armë ndaj saj, djali e vajza ishin larguar thuajse tërësisht nga i ati. Madje, nuk donin që ta takonin, pasi ishin frikësuar shumë nga ai. Por Fildesi mundohej që, gjithsesi, ata të mos i shkëpusnin lidhjet me të”, tregojnë mikeshat e gjyqtares. Më poshtë, reagimi i plotë në Facebook i vajzës së viktimës.

REAGIMI Dje kam humbur personin më të rëndësishë­m në jetën time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime. Ajo është njeriu më i mrekullues­hëm i kësaj bote dhe kurrë në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më në këtë botë. Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne, duke përfshirë jetën, që të na hiqte nga ai plehra. Pavarësish­t çdo gjëje, ajo fliste mirë për të. Pavarësish­t çdo kafshërie që kemi jetuar në atë shtëpi. Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime, dashuria ime e parë në këtë botë. Kushdo që e njihte, e adhuronte kurajën, forcën, inteligjen­cën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër. Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë tek i ashtuquajt­uri “babi”, që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë. Kur të kujtoj mamin tim, unë nuk do të qaj, por do të jem krenare për personin, heroinën që më rriti. Dhe sado që unë nuk besoj në zot, unë besoj që ajo tani është një engjëll që na ruan, sepse e tillë ishte dhe gjallë. Dhe ne do t’ia dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijët e saj. Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më mes nesh. Faleminder­it të gjithëve që na u gjendet pranë. Vajza e Fildes Hafizit, Melisa Hafizi.

Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim çdo fundjavë tek i ashtuquajt­uri “babi”, që ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një monstër që nuk meriton të marrë frymë. Kur të kujtoj mamin tim, unë nuk do të qaj, por do të jem krenare për personin, heroinën që më rriti

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Postimi i vajzës së gjyqtares në rrjetet sociale
Postimi i vajzës së gjyqtares në rrjetet sociale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania