Panorama (Albania)

Spekulimi me monumentin e Skënderbeu­t, Komuniteti Mysliman: Nuk e mbuluam

Ylli Gurra: S'ka arsye as fetare, as qytetare që të mbulohet monumenti. Reagime të nxituara, më kërcënuan me jetë

-

Ka mjaftuar një foto teksa besimtarët myslimanë kryenin ritin e faljes së Kurban Bajramit përpara dy ekraneve LED, të cilat në një kënd të caktuar fshihnin monumentin e Skënderbeu­t, që të shpërthejë "lufta fetare" në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë ata që kryqëzuan myslimanët, të cilët, sipas tyre, hodhën poshtë heroin kombëtar. Ndërsa pak orë më vonë, vetë Komuniteti Mysliman publikoi videon e plotë ku dallohet qartë që statuja e Skënderbeu­t nuk është e mbuluar dhe këndi i fotove të shkrepura është përgjegjës­i për tensionin e shkaktuar dje gjatë festës. Gjithsesi, kjo është e dyta herë që besimtarët myslimanë përdorin sheshin për të falur namazin e Bajramit dhe e disata që po ky shesh me të njëjtat ekrane shfrytëzoh­et për aktivitete të ndryshme.

"E VËRTETA" Në një prononcim për gazetën, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, bën një sqarim për të gjithë bashkëkomb­ësit shqiptarë, myslimanë, katolikë e ortodoksë, ku thotë se gjithçka është çështje teknike dhe se prania e monumentit nuk përbën aspak problem për faljen e namazit. "E vërteta është kjo: Montimi i skenës është bërë natën. Teknikisht, ata kanë vendosur dy ekrane të mëdha, të cilat nuk kanë qenë drejtpërdr­ejt me masën ( përballë), për arsye se zonjat janë të vendosura në të djathtë ( me fytyrë nga Skënderbeu), ndërsa ekrani i dytë ishte vendosur përballë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ku orientohes­hin njerëzit, pasi podiumi ishte shumë i ulët. S'ka arsye të mbulohet busti i Skënderbeu­t, vetëm për lehtësi teknike i kanë montuar në atë mënyrë. Nëse do të ishte ndryshe, ne do ta bënim që përpara dy muajsh, kur falëm Bajramin e madh. S'ka arsye as fetare, as qytetare që të lejohej diçka e tillë". Gjithsesi, myftiu pranon që në fenë islame nuk është e preferuesh­me falja përpara edhe një tabloje, pasi shikohet si një shkak adhurimi. "Në islam nuk është e preferuar të falurit, qoftë edhe në shtëpinë tënde duke pasur edhe një panoramë, e cila është domethënie e jetës njerëzore a shtazore, qoftë edhe një tablo e babait tim. Çështja e mbulimit të Skënderbeu­t po keqpërdore­t në media. Njerëzit po rrëshqasin pak në aspektin historik", sqaron Gurra.

KËRCËNIMET Vetëm pak orë pas faljes së namazit, kur fotoja sapo u bë virale, kanë vërshuar një lumë komentesh negative në adresë të myftiut të Tiranës. Në setin e fotove të realizuara gjatë përgatitje­ve të fundit për ditën e Kurban Bajramit, dhjetëra shqiptarë "të fyer kombëtaris­ht" kanë bërë fyerje dhe kërcënime, të ngjashme me ato të Shtetit Islamik në Irak ( ISIS). "Kushdo që e njeh këtë fytyrë personalis­ht t'më jap një adresë ku ndodhet se ju jap fjalën un do ja pres fytin me thikë e do t'i bëj video. Kushdo që ka informacio­n të më kontaktojë", citohet vetëm në njërin prej tyre. Nisur nga kjo, përfaqësue­si i myslimanëv­e në Tiranë shpreh keqardhjen për mënyrën se si janë perceptuar imazhet e shpërndara në media. Gurra u është përgjigjur edhe deklaratav­e të figurave të njohura duke i cilësuar të nxituara dhe provokativ­e. "Ata duhet të kishin pyetur si qëndron e vërteta. Ne nuk kemi dashur të mbulojmë Skënderbeu­n. Nuk kanë pse ta ushqejnë vëllezërit katolikë e ortodoksë këtë dyshim, pasi gjithë sa është perceptuar sot, është gabim", sqaron kryemyftiu i Tiranës.

 ??  ?? FOTO QE NDEZI DEBATET NE RRJETET SOCIALE
FOTO QE NDEZI DEBATET NE RRJETET SOCIALE
 ??  ?? Faksimile e kërcënimev­e në “Facebook”
Faksimile e kërcënimev­e në “Facebook”
 ??  ?? Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania