Panorama (Albania)

Drogë në çorape, çudirat që ndodhin në burgun e Burrelit

Gardianët ankohen: Zyrtarët e oficerët nuk heqin çorapet

- BURREL/ ALBI LALA

Arben Çuko, ish- deputeti i Partisë Socialiste që tashmë mban postin e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, ka zhvilluar një inspektim blic në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.

Vizita e Çukos ka ardhur pasi shumë prej të dënuarve janë ankuar pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve për kushtet dhe sjelljen e disa oficerëve. Për këtë arsye, Çuko ka pasur një bisedë me drejtorin Altin Bojni, shefin e personelit Qazim Gjoni dhe dy drejtues të sektorëve. Sipas drejtuesve të burgut të Burrelit, ankesat e të dënuarve nuk qëndrojnë dhe se kushtet janë brenda standardev­e të njohura. Por, mes drejtuesve dhe specialist­ëve të burgut të Burrelit ka nisur një debat që ka nxjerrë në pah problemet që ekzistojnë lidhur me sigurinë. Gardianët kanë këmbëngulu­r se çdo person që hyn në ambientet e brendshme të burgut duhet të kontrolloh­et imtësisht. Kjo, pasi zyrtarë dhe oficerë nuk pranojnë të heqin çorapet kur ata hyjnë në sektorët e brendshëm të burgut, duke thyer rregullore­n e institucio­nit dhe duke krijuar dyshime se mund të dërgojnë "sende" të ndaluara brenda. Duke iu referuar këtij fakti, krijohet bindja se droga, telefonat, thikat, etj, dërgohen te të dënuarit nga vetë punonjësit apo zyrtarët e burgjeve. Akoma më qesharak është fakti se "Ditari" i shërbimit është konstatuar me shenja vaji. Për këtë arsye, ndaj gardianit në detyrë është marrë masë ndëshkimi duke e transferua­r në një sektor tjetër. E gjitha duket si një rreng. Ndonëse problemet aktuale janë paraqitur si shqetësues­e para Çukos, nga ana tjetër, mësohet se deri pak kohë më parë, situata ishte krejtësish­t absurde. Ndaj drejtuesve të para katër viteve hidheshin akuza se arrinin deri në futjen e prostituta­ve në ambientet e brendshme të burgut, apo deri në grabitjen e lekëve të të dënuarve. Ndërkohë, zyrtarët e këtij institucio­ni kanë kërkuar nga numri një i burgjeve të tregohet më shumë vëmendje për kushtet e gardianëve, për uniformën e tyre që aktualisht e blejnë, për uljen e moshës së daljes në pension, trajtimin e barabartë të gardianëve nga ana e oficerëve dhe drejtuesve të regjimit të brendshëm dhe të jashtëm. Mësohet se gjatë takimit që Çuko ka pasur me drejtuesit e burgut të Burrelit, ka premtuar zgjidhjen përfundimt­are të pajisjes së gardianëve me uniforma të blera nga shteti si dhe krijimin e mundësive për daljen në pension të punonjësve të burgjeve në një moshë më të re se sa tani. Në burgun e sigurisë së lartë Burrel, vuajnë dënimin me heqje lirie 140 persona. Burgu është i ndarë në dy seksione, sektori i sigurisë së lartë ku janë izoluar afro 30 të dënuar me burgim të përjetshëm ose me më shumë se 20 vite, ndërkohë në sektorin e sigurisë së zakonshme, qëndrojnë të dënuarit për vjedhje, dhunë në familje, shpërdorim detyre, kultivim të bimëve narkotike dhe personat që nuk kanë marrë ende dënimin përfundimt­ar, pra janë të paraburgos­ur. Burgu ruhet me roje të sektorit të brendshëm, të cilët merren me të burgosurit, ajrosjen e tyre, dërgimin e ushqimeve, organizojn­ë takimet si dhe menaxhojnë lëvizjet e tyre në kuzhinë, tualete, etj. Sakaq gardianët e sektorit të jashtëm qëndrojnë mbi tarracën e burgut dhe rreth objektit. Masa këto për të garantuar që asnjë i dënuar të mos ketë mundësi që të arratiset. Por, ky burg i sigurisë së lartë është thyer në dy raste, një herë para viteve ' 90- të dhe para pesë viteve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania