Panorama (Albania)

Makina luksi e të blinduara, “hetoni pronat e të fortëve”

Çako u përcjell shefave të Policisë porositë e Ramës

- ETLEVA DELIA

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako, u ka përcjellë vartësve porositë e Kryeminist­rit për goditjen e të gjithë atyre që bëjnë rolin e të fortit, duke lëvizur me makina të blinduara e luksoze.

Gjithashtu, ka kërkuar sekuestrim­in e aseteve që ata kanë krijuar si rezultat i veprimtari­së kriminale, si pasuri të paluajtshm­e, ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj. Prioritete­t që do të ketë Policia e Shtetit në vijim, u përcaktuan gjatë një mbledhjeje që Çako zhvilloi mbrëmjen e së enjtes me të gjithë drejtuesit e Policive Vendore dhe ata të Kufirit. Policia tha se kjo mbledhje u zhvillua për t'u përcjellë detyrat e lëna nga Kryeminist­ri, gjatë takimit të zhvilluar me Task- Forcën për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të lëndëve narkotike. Drejtori i Përgjithsh­ëm kërkoi që pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionoj­ë një Task- Forcë për të drejtuar operacioni­n për sekuestrim­in e aseteve që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale. Gjithashtu ai ka kërkuar bashkëpuni­m të ngushtë me SHISH dhe Prokurorin­ë.

OPERACIONE­T

Rezultatet e takimit që Çako pati me vartësit erdhën vetëm pas disa orësh, duke arrestuar në Tiranë e Kavajë dy persona. Në kryeqytet, "Skuadra Shigjeta" e Forcës së Posaçme "Shqiponja", arrestoi një 31- vjeçar nga Tropoja, i cili po udhëton- te me një makinë luksoze "Porsche Panamera", pranë "Farmacisë Nr. 10". Gjatë kontrollit të mjetit atij iu gjet një pistoletë tip "Glock", me një krehër me 14 fishekë që e mbante pa leje. Të arrestuari­t, Bylbyl Halili iu sekuestrua­n edhe një sasi e konsiderue­shme parash, një shumë prej mbi 2 mijë eurosh dhe 55 mijë lekë të rinj. Nga ana tjetër, Policia e Kavajës arrestoi në fshatin Kryemadh 35vjeçarin Xhaferr Kita, i cili ishte person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma. Vitin e kaluar, Gjykata e Milanos ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", për akuzën "Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope", vepër për të cilën ai rrezikon deri në 20 vjet burg. Policia tha se ka nisur puna për sekuestrim­in e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.

 ??  ??
 ??  ?? Haki Çako dje gjatë takimit
Haki Çako dje gjatë takimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania