Panorama (Albania)

Sekuestroh­en 5 automjete, u trafikuan nga BE

Ndiqen penalisht dy persona, një tjetër shpallet në kërkim

-

SHKODER - Në kuadër të operacione­t që do të shtrihet në të gjithë vendin për verifikimi­n e automjetev­e luksoze të trafikuara nga vendet e BE- së, në Shkodër janë sekuestrua­r pesë automjete. Sekuestrim­i erdhi pasi gjatë operacioni­t "Summer 2017", u verifikuan 919 automjete, ku rezultoi se këto ishin me numër shasie të falsifikua­r. Mjetet e bllokuara janë "Mercedes Benz", "Volksëagen", "Rover", "Alfa Romeo" dhe një motoçiklet­ë "Yamaha". Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë pro- AUTOMJETE i janë nënshtruar në total kontrollit nga forcat e policisë në operacioni­n "Summer 2017". Ndërsa nga këto, në 879 raste, policia ka ushtruar verifikim të dokumentac­ionit të automjetev­e. ceduar në gjendje të lirë dy shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ndaj tyre janë referuar materialet procedural­e në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Falsifikim­i i vulave dhe stampave". Në operacioni­n e zhvilluar, në kuadër të planit për goditjen e aktiviteti­t kriminal për trafikimin e mjeteve motorike, gjithashtu u janë nënshtruar kontrollit edhe 1307 shtetas të ndry- shëm. Mes tyre, Policia bën me dije se janë kontrollua­r dhe verifikuar 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëv­e, trafiqeve dhe vjedhjeve. Gjithashtu, nga Sektori i Qarkullimi­t Rrugor janë vendosur 92 masa administra­tive. Në operacioni­n e shtrirë në të gjithë qarkun e Shkodrës, morën pjesë 230 forca policore. Shkodra është qyteti i tretë ku zhvillohet një operacion i tillë, pasi më parë është zhvilluar në Tiranë dhe Elbasan.

 ??  ?? Makinat e sekuestrua­ra nga Policia
Makinat e sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania