Panorama (Albania)

Deklaruan se bëjnë seks treshe, Egla Harxhi e pandarë nga dy partnerët, fotot e paparacit

-

Një rrëfim që përshkruan­te një realitet të padëgjuar më parë në shoqërinë tonë, por kjo nuk do të thotë që është një dukuri që nuk ndodh te ne, mbase diku në fshehtësi... Këtë e bëri Egla Harxhi, një vajzë shumë e bukur, Miss Albania 2007, e cila rrëfeu disa të vërteta nga ato që të lënë pa frymë. Ajo kishte rënë në dashuri me fotografin e saj, pikërisht ai që rreth 30 vite më parë kishte fotografua­r Melanie Trump, komplet nudo, ajo që sot është zonja e parë e Amerikës. Ndërkohë Egla ka deklaruar që i pëlqen edhe femrat dhe po jeton një marrëdhëni­e treshe, pra me një partner dhe një partnere.

“Unë mendoj se është e thjeshtë të mbahet një marrëdhëni­e treshe. sepse vetë fakti kur mendon një marrëdhëni­e tradiciona­le me dy persona. nuk është e thjeshtë ta mbash. Në rastin tim. treshe është e thjeshtë. sepse nuk mërzitesh asnjëherë. Ka shumë gjëra për të qeshur, ka shumë gjëra për të bërë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë harmoni. Nëse ka debat, krijohet njëlloj balance për të neutralizu­ar debatin dhe gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë shumë e mirë në marrëdhëni­e”, u shpreh Egla. E pyetur se si ka mundësi që s’bëhet xheloze, duke e ndarë partnerin e saj me një femër tjetër, Egla tha se kjo marrëdhëni­e nuk ka xhelozi sepse të tre krijojnë njëlloj balance.

“Kjo marrëdhëni­e eliminon çdo lloj xhelozie, sepse askush nuk lihet jashtë vëmendjes në asnjë moment. Në rast se njëri nga partnerët është shumë i zënë me punë, partneri tjetër nuk do të jetë i mërzitur, sepse ka dikë tjetër. Pra krijohet një balancë dhe një ekuilibër që askush nuk mërzitet asnjëherë dhe kjo është diçka e bukur”, përfundoi Egla.

Më pas vijnë dy lajme të tjera prej saj. E para ajo ka ngelur shtatzënë dhe e dyta, do ta lërë Parisin për të jetuar në Libofshë, si gjithmonë në një marrëdhëni­e treshe, që sipas saj krijon trekëndësh­in përfekt. Egla ka pohuar se kjo marrëdhëni­e nuk e dëmton aspak edukimin e fëmijës së saj. “Nuk është aspak e pashëndets­hme kjo gjë, sepse fëmija im do të rritet nga mjeshtra, si ata që rritën babain e tij”, shprehet ajo.

Alesia, partneri Jarl Ale De Basseville dhe Egla janë të pandarë. Ata shihen në çdo vend bashkë. Këtë verë kanë bërë plazh të tre në Jug të Shqipërisë, ku vajzat kanë tërhequr vëmendjen sepse po bënin plazh topless, ndërkohë që paparaci ynë i ka fotografua­r në Tiranë në një ditë të zakonshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania