Panorama (Albania)

SMS- të erotike, Eliona Pitarka: Nuk e kuptoj vrerin, helmin dhe smirën e disave që merren me jetën e të tjerëve

-

Disa mesazhe të serviruara sikur shkëmbehes­hin mes aktores Eliona Pitarka dhe një mashkulli, i cili në dialog tregohej se ishte xheloz edhe për kolegët me të cilët pinte kafe, si dhe i ofronte para, krijoi një zhurmë të madhe në media dhe rrjetet sociale këtë verë. Aktorja u distancua menjëherë nga ato mesazhe, duke thënë që janë të sajuara, që bisedat intime ajo nuk i bënte në mesazhe dhe se dikush po kërkonte t’i bënte keq. Ndërkohë, në intervistë, Eliona ka edhe një tjetër shpjegim për atë zhurmë të madhe që u krijua. “Gjithçka bëhet për disa klikime më shumë”, u shpreh ajo teksa nuk e fsheh lëndimin që i ka sjellë ajo histori e stisur. Le ta ndjekim në intervistë­n e dhënë për “Panorama Plus”.

Jemi në fillimin e sezonit të ri në TV, ndonjë risi apo do të vazhdosh të jesh pjesë e të njëjtit format, “Apartament­i 2XL”?

Po, sigurisht që vazhdoj të jem pjesë e “Apartament­it 2xl”, dhe kjo gjë më lumturon shumë!

A mendon se pas kësaj eksperienc­e ti je formësuar tashmë si një aktore humori?

Tani, të jesh aktore sigurisht që nuk është e lehtë, e sidomos aktore humori, për më tepër kur nuk studiuar në Akademinë e Arteve! Por mund të them që jam përmirësua­r goxha nga sezoni në sezon. Përpiqem të mësoj e të përkushtoh­em sa më shumë, e kjo falë edhe ndihmës së kolegëve!

Çfarë ëndërron të bësh në ekran më tepër se kaq? Mbase një program tëndin? Nëse po, si mund të ishte ai?

Ëndrra ime ka qenë gjithmone aktrimi, por duke qenë se jam marrë edhe me modeling, diçka që mund të më pëlqente është ndonjë program që ka të bëjë me modën, lifestyle- n, a diçka e tillë!

Kjo verë nuk kaloi e qetë për ty, një shkëmbim mesazhesh erotike të bënë protagonsi­te të medias dhe rrjeteve sociale. Ti e mohove atë dialog. Si mendon, kush mund ta ketë sajuar dhe pse?

Nuk kam as edhe një ide se kush mund të jetë pas asaj shpifjeje, por po kuptoj ditaditës se bëhen poshtërsir­a vetëm për disa klikime nëpër portale, pa marrë parasysh dëmin që shkaktojnë duke shpifur!

A mendon se ke armiq dhe nëse po, cila mund të jetë arsyeja?

Fjala armiq mua më duket shumë e madhe, që të kesh fituar armiq, i bie të kesh bërë diku keq, dhe unë nuk besoj se kam bërë ndonjë gjë deri sot, që të meritoj një të tillë!

Nuk e kuptoj vrerin, helmin dhe smirën e disa individëve të caktuar që merren me jetën e të tjerëve pa as edhe një arsye! Jam pa fjalë d. m. th.!

Je një vajzë e bukur dhe shumë seksi dhe logjikisht seksi femëror mund të të shohë më shumë si rivale, në jetën e përditshme, a të shohin femrat me zili? Na trego ndonjë episod?

Jo, në jetën e përditshme nuk kam hasur situata të tilla, ndoshta për faktin që jam shumë e thjeshtë, e qeshur dhe e afrueshme e nuk u lë hapësirë për të më pasur zili!

Këtë verë pamë shumë foto seksi të tuat në plazh, por asnjë prezencë mashkullor­e. Si po shkon jeta jote sentimenta­le?

Të paktën këtë pjesë të jetës sime dua ta mbaj larg kamerave dhe medias, e nuk dua të flas për këtë gjë.

Çfarë të thanë meshkujt në plazh sivjet? Çfarë kompliment­esh more?

Kompliment­et i marr në rrjetet e mia sociale nga fansat dhe njerëzit që më ndjekin në fakt!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania