Panorama (Albania)

Ulje e frikshme në Rinas, Lihtenshte­jni në panik

-

Një moment paniku te kombëtarja e Lihtenshte­jnit, gjatë mbërritjes në Aeroportin e Rinasit. Avioni i skuadrës që do të ndeshet nesër me Shqipërinë në "Elbasan Arena", është ulur me vështirësi në pistë duke shqetësuar lojtarët dhe stafin. Kombëtarja e Lihtenshte­jnit është akomoduar në Tirane dhe do të udhëtoje drejt Elbasanit, vetëm në ditën e ndeshjes. Seancën e sotme stërvitore miqtë do ta zhvillojë në kryeqytet, në stadiumin "Selman Stërmasi". Trajneri: Shqipëria, një miks mes Spanjës e Italisë

TRAJNERI

Rene Pauriç ishte i qetë në konferencë­n e djeshme për shtyp. "Vijmë nga një mot i freskët, në një kohë që këtu është shumë nxehtë. Megjithatë, shpresojmë që të mos na krijojë probleme dhe të bëjmë një ndeshje të mirë. E dimë që Shqipëria është një skuadër shumë e fortë dhe ka lojtarë cilësorë. Por, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të jetë e vështirë, por gjithçka mund të ndodhë. Shqipëria mendoj se ka një mënyrë loje ku alternohen disa veçori të Spanjës dhe Italisë. Përsa i përket sulmuesit që na mungon, kemi futbollist­ë të tjerë ofensivë dhe do të tentojmë për gjithçka", deklaroi fillimisht tekniku i Lihtenshte­jnit. Armando Sadiku ka qenë pjesë e Vaduzit, skuadër e Lihtenshte­jnit një vit më parë. Por, sot mund të mungojë, për shkak se është i sëmurë me grip. "Nëse nuk do të jetë në fushë, do të ishte një mungesë shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë. Është një futbollist shumë i mirë me cilësi që e njohin të gjithë. Gjithsesi, ne do të bëjmë lojën tonë me synimin për të marrë rezultat pozitiv", deklaroi ndër të tjera Pauriç në konferencë­n e djeshme për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania