Panorama (Albania)

Sot ndeshja, De Biazi: Fiton Shqipëria 3- 0

-

Xhani De Biazi është kthyer dje përsëri afër Kombëtare shqiptare të futbollit, duke vizituar kuqezinjtë para stërvitjes së pasdites. Për "SuperSport", ai ka treguar edhe ndjesinë e kësaj vizite të parë që pas largimit nga stoli kuqezi, si dhe çfarë pret tani nga Kombëtarja nën drejtimin e Panuçit.

NDJESIA E TAKIMIT...

"Pak e çuditshme, një ndjesi pak e veçantë. Më pëlqeu të vija këtu t'u uroja fat, t'u thosha që jeta vazhdon, që është mundësia të përmirësoh­et më tej atë që është bërë deri këtu. Uroj që me Kristianin të paraqiten mirë se janë në rrugën e duhur. Është një skuadër, e cila po rinohet me afrimet e fundit, pastaj mund të kompletohe­t, se janë shumë lojtarë që mund të rikuperohe­n.

ÇFARË DUHET TË NDRYSHOJË...

"E rëndësishm­e është që të qëndrojnë të përqendrua­r, me kokën në fushë, që të mos çojmë këmbët nga toka. Të mundohemi të çuditim, duke dhënë 100% në fushë. Kristianit nuk i dhashë shumë këshilla, është një person me shumë ek- speriencë, ka qenë edhe me Kapelon. Mendoj se ka nevojë të jetë i qetë, të bashkëpuno­je me të gjithë. Uroj të shkojë sa më larg. E rëndësishm­e është të shohë këto 4 ndeshje për Euro 2020.

Mendoj se fitojmë 3- 0, shpresoj kështu. Në Maqedoni është më e vështirë. Cikalleshi? Unë Sokolin e di që është djalë i jashtëzako­nshëm. Sipas meje, Kristiani ka marrë një vendim se duhet të kuptohet që Kombëtarja është e jashtëzako­nshme. Sokoli është djalë flori dhe Kristian nuk është budalla", deklaroi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania