Panorama (Albania)

REAGON LAME E ZEQO

Mbulimi i Skënderbeu­t për Bajram, kërcënohet Myftiu

- Flutura Açka Moikom Zeqo

E vërteta e mbulimit të monumentit të Skënderbeu­t gjatë faljes së Bajramit. Myftiu: Jo e qëllimtë, si më kërcënuan. Lame: Po kthehet në çështje religjioze

Fotoja polemike, simbol i ditës së djeshme, ka ngjallur reagime të shumta nga figura të artit e kulturës në vend. E ashpër ka qenë në retorikën e saj shkrimtarj­a Flutura Açka, e cila e cilëson Skënderbeu­n kurban që i paraprin shkatërrim­it të atdheut. I hidhëruar rëndë duket edhe shkrimtari dhe arkeologu Moikom Zeqo, i cili në reagimin e tij me anë të pyetjeve retorike kërkon zgjimin e vetëdijes kombëtare. Ndërsa për ekspertin e trashëgimi­së kulturore, Paulin Zefi, akti i djeshëm është ulje e dinjitetit kombëtar dhe ideatorët e tij duhen penalizuar rëndë.

FLUTURA AÇKA Në Europë duket se po e çojnë Skënderbeu­n, thotë kjo e shkruara e makinës këtu. Kurban atëherë u bë për Europën, kurban edhe sot për hipokritët që nuk u ngopën. Dje kurban një grua, sot Skënderbeu, nesër Atdheu…

MOIKOM ZEQO Miqtë e mi shqiptarë. Si mundet vallë që të mbulohet skulptura madhështor­e e Skënderbeu­t ditën e një feste fetare? Si mundet, si mundet... zgjohu nga gjumi vetëdije e kombit shqiptar. E pabe- sueshme, por e vërtetë. Kujt vallë i vjen turp dhe është alergjik nga figura semantike dhe mbarëkombë­tare e Skënderbeu­t?!

PAULIN Z. ZEFI Sikur e gjithë bota po të ngrihet në këmbë kundër nesh, ata kurrë nuk munden që të na ulin kaq poshtë sa neve po e ulim veten tonë!!! Imazhi i hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU qëndron mbi çdo figurë tjetër historike duke nisur nga Jezu-Krishti ( Hebre) apo Profeti Muhamed ( Arab), more kafshë të egra antiShqipt­are që akoma jetoni në gjirin tonë! * Në vend që të vijojmë të festojmë duke bashkëndar­ë familjaris­ht dhe vëllazëris­ht sipas traditës sonë të shkëlqyer ( unike në botë), juve na e prishni gjakun me të tilla akte që meritojnë revoltë mbarë- Kombëtare duke nisur nga vetë Vëllezërit tanë të dashtun të Besimit- Islam!... Të gjithë ideatorët, aktorët dhe faktorët që kanë shkaktuar këtë "SUPER- SKANDAL" duhen tërhequr zvarrë nëpër rrugët e kryeqyteti­t tonë "Teheran"!...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania