SIGURIA E SINJALIZUESIT
FORMAT E MBROJTJES NËSE JENI SINJALIZUES
Institucioni nuk të shkarkon nga puna Institucioni nuk të pezullon nga puna institucioni nuk bën dot transferime brenda ose jashtë organizatës Institucioni nuk bën dot ulje në detyrë Institucioni nuk bën dot ulje të pagës ose shpërblimeve financiare Institucioni nuk i heq dot statusin ose privilegjet Institucioni nuk pengon dot rritjen në detyrë Institucioni nuk heq të drejtën për të marrë pjesë në trajnime Institucioni nuk ndërmerr dot vlerësime negative në marrëdhëniet e punës Institucioni nuk ndërmerr dot forma të hakmarrjes në punë
KUR VENDOS TË SINJALIZOJË MBAHET PARASYSH:
Besimin e arsyeshëm apo frikën se sinjalizuesi mund të shkarkohet, pezullohet, diskriminohet ose frikësohet. Besimin e arsyeshëm apo frikën se dikush mund të fshehë ose të shkatërrojë provat që tregojnë për aktin korruptim. Besimin e arsyeshëm se personi që merr sinjalizimin nuk do të pengojë arritjen e qëllimit të sinjalizimit. Seriozitetin e aktit korruptim të kryer dhe shpejtësinë me të cilën duhet vepruar Mundësinë e ruajtjes së një kopjeje të provave mbi aktin korruptiv të sinjalizuar
KUR SINJALIZIMI BËHET NË INSTITUCIONE KA GARANCINË SE:
Informacioni i raportuar do të hetohet nga persona apo institucione kompetente. Njësia përgjegjëse ose ILDKPI njoftojnë sinjalizuesin për çdo masë të marrë në përgjigje të sinjalizimit. Sinjalizuesi merr pjesë në hetimin administrativ. Sinjalizuesi merret në mbrojtje ndaj çdo hakmarrjeje apo viktimizimi Hetimi mund të shpjerë në ndjekjen penale të personave të përfshirë në korrupsion dhe në gjetjen apo rikthimin e vlerave të humbura si pasojë e korrupsionit.