Rama mbledh kabinetin e ri në Velipojë
Ministrat do prezantojnë strukturën e dikastereve të reja
Sot pasdite, Kryeministri Rama do të mbledhë në Velipojë ministrat e rinj të tij, në një mbledhje të dytë me ta pas asaj të Llogarasë. Takimi që do të zgjasë dhe të enjten paradite, zhvillohet tre ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare dhe nisjes së procedurave parlamentare për Qeverinë e re. Takimi informal dyditor do të vijojë takimin e një jave më parë, ku Kryeministri u kërkoi atyre që të studiojnë dhe përcaktojnë se si do të shkrihen drejtoritë dhe pjesët e ministrive që iu bashkangjitën atyre që u quajtën superministri.
Mësohet se ministrat e rinj, me stafet e tyre, kanë punuar për të bërë një shkrirje sa më funksionale të atyre drejtorive që vijnë nga dikastere të tjera, të cilat ose janë shkrirë, ose janë shpërndarë në ministri të tjera. Mësohet se mbledhja e sotme do të përcaktojë dhe kompetencat e reja të zv. ministrave, të cilët do të mbulojë sektorët përbërës të ministrive të zgjeruara. Burime nga Qeveria thanë se gjithashtu, ministrat nisur dhe nga turi i dëgjesave, kanë përfshirë në programin e çdo dikasteri prioritete e qytetarëve. Kryeministri Rama ka në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, lajmëroi shkr- irjen e tri ministrive, Ministrisë së Inovacionit, Ministrisë së Integrimit që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe Zhvillimin Urban. Ndërsa prezantoi bashkime ministrish. Ministrisë së Financave do t’i bashkohet Ekonomia dhe Puna, Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet Kujdesi Soci a l , Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë i shtohet Infrastruktura, ndërsa Ministrisë së Turizmit i shtohet dhe Mjedisi.