POLICIA NIS HETIMET PËR FIRMËN
Inceneratori për grumbullimin e mbetjeve spitalore dhe veterinare dhe asgjësimin e tyre është vendosur pranë një zone të banuar e kjo gjë kundërshtohet nga vetë banorët. Të mbështetur dhe nga përfaqësues të Bashkisë Shijak, protestuesit kanë çarë me forcë rrethimin duke hyrë në ambientet e brendshme të inceneratorit, i cili, sipas tyre, nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin. Banorët shprehen kundër ndërtimit të një impianti të tillë, ndërsa akuzojnë firmën ndërtuese, e cila merret dhe me përpunimin e mermerit, se po asgjëson mbetje të konsideruara të dëmshme pa pasur teknologjinë e nevojshme. "Kërkojmë të merrem masa urgjente, pasi këtu po ndodh një katastrofë mjedisore. Asgjësimi i mbetjeve spitalore dhe atyre shtazore po kryhet pa infrastrukturën e duhur, si dhe pranë zonës së banuar. Kërkojmë që ky impiant, i cili nuk ka marrë miratim nga bashkia e qytetit, të mbyllet, në të kundërt do ta ndalojmë me forcë aktivitetin", shprehet një prej protes- Akuzave se gjithçka është ndërmarrë pa transparencë dhe pa zhvilluar asnjë dëgjesë publike me përfaqësues të komunitetit, ka nxitur edhe Policinë të nisë hetimet nëse ka shkelje ose jo të procedurës. Por përfaqësues të firmës kanë deklaruar se disponojnë një leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe pretendojnë se kanë kapacitetet e duhura për këtë impiant. tuesve. Në brendësi të inceneratorit, banorët kanë gjetur mbetje spitalore. "Ky aktivitet po ushtrohet në mënyrë të paligjshme. Nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar këtë aktivitet mjaft delikat, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me mjedi- sin. Nuk e di sesi kompania ka marrë leje nga Ministria e Mjedisit apo institucione të tjera për zhvillimin e aktivitetit në këto kushte, por ne si bashki jemi kundra këtij aktiviteti. Është një leje 32b që quhet ( gjysmë leje), e cila është dhënë për autoklavën, asgjësimin e një pjese të mbetjeve spitalore dhe tashmë duhet që të marrë një leje të dytë për incenerim të mbetjeve, dhe janë totalisht jashtë çdo lloj norme", u shpreh Valbona Mazerka, eksperte mjedisi në Bashkinë e Shijakut. Ndërsa juristja e bashkisë thotë se kompania nuk ka komunikuar me bashkinë në rrugë zyrtare, por vetëm me anë të postës elektronike. "Të dhënat e paraqitura në raport nga firma nuk korrespondojnë me realitetin. Jemi në mbështetje të banorëve dhe kërkojmë pezullimin e aktivitetit", u shpreh Albiona Mehmeti.