FIER/ Makina përfundon në kanal, vdes i moshuari
FIER – Një 65- vjeçar ka humbur jetën, pasi një makinë tip “Land Rover” doli nga rruga në aksin LevanTepelenë dhe përfundoi në kanal. Ngjarja ndodhi në fshatin Pocem. Viktima Hektor Alia nga Tepelena ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga Astrit Sulejmani, 46 vjeç, gjithashtu nga Tepelena. Dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin e automjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë. Si pasojë e rrotullimit të makinës, mbeti i vdekur 65-vjeçari Alia, ndërsa Sulejmani u plagos dhe u transportua me ambulancë për në spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.