Theu urdhrin e prokurorit, pranga inspektorit në Durrës
Prokuroria kërkoi lirimin e viktimës së dhunës, ai e arrestoi
Arrestoi një shtetas të dhunuar në kundërshtim me urdhrin e prokurorit, bie në pranga inspektori i Krimeve në Durrës.
Krenar Dehari, ish- shefi i Krimeve në Policinë e Durrësit ( tashmë inspektor), u arrestua me urdhër të Prokurorisë. Sipas të dhënave, prangosja e inspektorit të Policisë u krye pasi kishte thyer urdhrin e prokurorit, i cili kishte urdhëruar të lirohej një shtetas i arrestuar. Sipas burimeve, ai akuzohet se ka kryer veprime për arrestimin e një personi në kundërshtim me prokurorin.
Arrestimi i ish- kreut të Krimeve është kryer për akuzën e shpërdorimit të detyrës, neni 248 i Kodit Penal. Prokurori Arjan Ndoji lëshoi fletë- arrestin, pasi ka gjetur shkelje detyre gjatë një arrestimi që Dehari kishte kryer pak ditë më parë. Bëhet fjalë për një ngjarje që kishte ndodhur në një familje, pjesëtarët e së cilës kishin lajmëruar policinë për dhunë. Burimet thanë për gazetën se dy vëllezër ishin përplasur me njëri- tjetrin fizikisht dhe Dehari kishte ndaluar si dhunuesin, ashtu edhe të dhunuarin. Këtë fakt, prokurori i gatshëm i cili ishte Arjan Ndoji, e kishte zbuluar gjatë marrjes së personit të ndaluar në pyetje, i cili i kishte treguar shenjat e dhunës në trup. Nga hetimi i kryer rezultoi se ai kishte qenë viktimë e dhunës dhe jo dhunues. Në këto kushte, prokurori i kërkoi inspektorit lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarit në komisariat dhe të kryente procedurat sipas rregullores. Por, Dehari mësohet se nuk e ka marrë parasysh urdhrin e prokurorit dhe ka vijuar me procedurat e arrestimit për shtetasin e shoqëruar në komisariat. “Kryer- ja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga perso- ni që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta, a kanë dëmtuar in- teresat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë”, thanë burime nga Prokuroria, e cila thekson se kjo rregullore është shkelur nga inspektori i Policisë së Durrësit, Krenar Dehari. Zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj në lidhje me arrestimin e inspektorit të Krimeve. Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masë sigurie “arrest në burg” për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.
Bëhet fjalë për një ngjarje që kishte ndodhur në një familje, pjesëtarët e së cilës kishin lajmëruar policinë për dhunë. Burimet thanë për gazetën se dy vëllezër ishin përplasur me njëri- tjetrin fizikisht dhe Dehari kishte ndaluar si dhunuesin, ashtu edhe të dhunuarin