Panorama (Albania)

Anulimi i Lotarisë Amerikane, sa rrezikojnë aplikuesit

Projektlig­ji për ndryshimin ishte planifikua­r që në shkurt

-

Lotaria Amerikane ishte në program për t’u ndërprerë që në fillim të këtij viti, pas një propozimi të konservato­rëve në Kongres.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se propozimi për t’i dhënë fund programit të Lotarisë së Diversitet­it ishte përfshirë në parimet e reformës së imigracion­it që Shtëpia e Bardhë ka dorëzuar në Kongres, dhe është pjesë e projektlig­jin RAISE, që Presidenti e ka mbështetur. Sipas “Zërit të Amerikës”, pas interesimi­t në Shtëpinë e Bardhë mbi shqetësime­t e ngjallura në vendet ku ky program është popullor, përfshirë Shqipërinë, u mësua se ndërprerja e lotarisë nuk është aspak lajm i ri. Në fakt, projektlig­ji është paraqitur në Senatin Amerikan në shkurt të këtij viti, dhe në të thuhet se “projektlig­ji e ndryshon Ligjin për Imigracion­in dhe Shtetësinë, duke e eliminuar kategorinë e vizave të diversitet­it”. Projektlig­ji ndodhet në Komisionin e Ligjeve të Senatit, në pritje për t’u diskutuar. Procesi është i tillë, që kur të bëhet diskutimi, anëtarët propozojnë ndryshimet e tyre dhe votojnë nëse t’i përfshijnë ose jo këto ndryshime në variantin përfun- dimtar. Në Dhomën e Përfaqësue­sve nuk po diskutohet ende, megjithëse një variant i ngjashëm i quajtur “Projektlig­ji për imigracion­in në interesin kombëtar” është paraqitur në muajin shtator. Të dyja variantet janë sponsorizu­ar nga ligjvënës republikan­ë. Por sa është i justifikua­r shqetësimi se ky program vë në rrezik sigurinë kombëtare? Këndvështr­imet janë të ndryshme. Autori i sulmit në Nju Jork, Saifullo Saipov, nga Uzbekistan­i, është i pesti përfitues nga programi i diversitet­it, që rezulton i përfshirë në akte terroriste në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës për Studimet e Imigracion­it, e cila në fakt është një organizatë që favorizon emigracion të ulët. Presidenti Trump tha se preferon një program të mbështetur te meritat, që ai beson se do të ishte më i favorshëm për sigurinë dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara. “Duam ta eliminojmë imigrimin zinxhir. Ky person hyri dhe solli me vete njerëz të tjerë. Dhe ai ishte pikë kontakti, sipas informacio­neve paraprake, për 23 persona të tjerë që erdhën dhe kjo është e papranuesh­me”, tha ai. Në më pak se tre vjet janë mbajtur tri seanca dëgjimore lidhur me ekspozimin ndaj rreziqeve të sigurisë kombëtare nga ky program. Në vitin 2013, inspektori i përgjithsh­ëm i Departamen­tit të Shtetit dëshmoi se programi paraqet rreziqe për sigurinë kombëtare nga zyrtarë armiqësorë të zbulimit, kriminelë, dhe terroristë që mund të përpiqen ta përdorin programin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, si banorë të përhershëm.

Por demokratët thonë se programi i shërben diversitet­it të vendit. Guvernator­i i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e akuzoi presidenti­n se po e politizont­e sulmin në Manhatan. “Mesazhet e presidenti­t në ‘ Twitter’ nuk ndihmojnë. Nuk besoj se ishin të mbështetur­a në fakte. Mendoj se kishin tendencën që të gjenin fajtorë dhe të politizojn­ë situatën”. Analistët e antiterror­izmit janë gjithashtu skeptikë se eliminimi i programit mund ta përmirëson­te sigurinë në Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk po përballemi vetëm me problemin e terrorizmi­t ndërkombët­ar nga njerëz që vijnë këtu nga vendet e huaja. Ky nuk është problem aq i madh sa ekstremizm­i i të radikalizu­arve brenda vendit, ku persona që kanë lindur dhe janë rritur në Shtetet e Bashkuara hyjnë në rrugën e ekstremizm­it të dhunshëm”, tha Bennet Clifford, një studiues i terrorizmi­t në Universite­tin “George Washington”. Programi filloi në vitet 1990, kur senatori Charles E. Schumer e propozoi atë. Por në vitin 2013, ai ishte pjesë e një grupi dypartiak për t’i dhënë fund programit, në favor të një sistemi meritash, i cili dështoi pasi Dhoma e Përfaqësue­sve nuk votoi fare për të. ( Marrë nga “Zëri i Amerikës”)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania